Homoanimalët

Fizionomia e njeriut të sotëm, në mënyrë të përforcuar e kontinuitative, merr pamjen e qenies së kafshëruar. Si duket teoria e Çarls Darvinit do të bëhet e pakontestueshme.

Fati i dashurisë në tregun e zi

Ka plotë njerëz që standardin e vetë jetësor në perendim përpiqen ta rregullojnë nëpërmjet një martese fiktive. Shumë të rinj e të reja të hipnotizuar nga qëllimi i pasurimit dhe sigurimit të qëndrimit në perendim u nënshtrohen diktateve të ndryshme për vite me rradhë. Diktate këto, që kanë të bëjnë me poshtërimin  e tyre si:… Continue reading Fati i dashurisë në tregun e zi

Blerta – nga lufta në shtratin e vdekjes

Në mesin e refugjatëve shqiptarë në Zvicër ka edhe një numër të konsiderueshëm femrash të reja. Disa prej tyre madje detyrohen në prostitucion. Grupe të ndryshme kriminele nuk vizitojnë qendrat e refugjatëve vetëm me qëllim të rekrutimit dhe mashtrimit të të rinjve shqiptarë si dilerë dhe kurier në tregtinë e drogës, aty ata kërkojnë edhe… Continue reading Blerta – nga lufta në shtratin e vdekjes

Kritika letrare si zbavitje popullore

Shumë shkrimtarë ankohen se mungon kritika e mirëfilltë letrare. Pasi që ata e ditkan se ç’eshtë kritika letrare, atëherë, ata sigurisht se posedokan një vizion të qartë dhe një përgatitje të tillë shkencore, saqë mund të japin linjat se si duhet të duket «kritika e mirëfilltë letrare». Si urdhëroni të nderuar, po presim!

Published
Categorized as Kritika

Eseistika dhe dilemat rreth saj

Shpesh-herë, në shtypin e përditshëm dhe fletore tjera të mendimit publik na dalin parasyshë tekste të mbititulluara si ese. Shumica e lexuesve injorojnë leximin e një teksti të tillë për shkak të moskuptimit të nivelit gjuhësor, tejngarkimeve simbolike dhe paqartësisë rreth mesazhit që mëton të jap përmbajtja e atij teksti. Mbizotëron mendimi se ky lloj… Continue reading Eseistika dhe dilemat rreth saj

Një libër kotfare

Libri «Shqip» , i autorëve B. Shader dhe Femzi Braha, më shumë i përngjan një reviste informativo-kulturore, ku autorë të ndryshëm në mënyrë spontane kanë kontribuar duke mbledhur ( e më shumë shkrujatur vetë) poezi, receta për ushqime të ndryshme si hallva dhe sarma, gjëegjëza, fjalëkryqe, këngë, skeçe, humor të Nastradin Hoxhës, tregime, biografi njerëzish… Continue reading Një libër kotfare

Akulturimi

Çdokush që ka një mijë dollarë, dijnë alfabetin dhe posedon aftësinë e zhgaravitjes mund të bëjë një libër dhe ate me firmën e Lidhjes së Shkrimtarëve apo ndonjë institucioni tjetër që merret me afirmimin dhe botimin e krijuesve të rinj.

Atdheu i poezisë

Kuptohet se promovimi si poet nuk fitohet me mendjemadhësi, egoizëm (deri në ekstazë), inkosekuencë e më hiç duke kopjuar e përvjedhur stilin, ritmin dhe konstruktin krijues të tjetrit (fenomen shumë prezent, deri në banalizim, tek krijuesit e porsalindur. Bile kohëve të fundit krijuesi i mirëfilltë ka edhe frikë të dalë publikisht, sepse të nesërmen e… Continue reading Atdheu i poezisë