Fëmijët azileve, vetë në psikiatri

Asnjë i çmendur nuk na zuri derën. Qendra Psikiatrike e Münsingenit është një kompleks gati sa një fshat. Nën tavanin e njërës nga godinat më të vjetra të qendrës e takojmë Mark D.* (35). Reparti quhet TAM dhe shërben si qendër rehabilitimi për të varurit nga alkooli, drogat e të problemeve tjera.

«Gastarbajter»-ët e Hivzi Islamit

1. Pushteteve shqiptare mund t’iu falet shumëçka, mirëpo jo edhe tendenca për të futur nën kontroll total institucionet e dijes, akademitë, universitetet e kështu me radhë. Shqetësimi i parë se diç e tillë po ndodh na erdhi nëpërmjet një teksti të Naser Aliut «Injoranca dinamike», ku autori protestonte ndaj ndërhyrjes së qeverisë Thaçi në emërtimin… Continue reading «Gastarbajter»-ët e Hivzi Islamit

Nëna që u shiti vajzën trafikantëve

Njejtë si në kohën e skllevërve.Tropojanja Anita B*. ende pa mbushur të pesëmbëdhjetat iu shitë nga e ëma e saj një bande kriminelësh që merren me prostitucion. Pas gjashtë mujash «shërbim» rrugëve të natës milaneze ajo arriti të ikë me ndihmën e një kushëriri të saj, duke vazhduar më pastaj udhëtimin nëpër të gjitha stacionet e zhvillimit të kësaj periudhe të tmershme të fatit të Anitës dhe që ka një gjeografi rrugëtimi në relacionin; Tropojë-Bari-Milano-Bernë.

«Bandat me maska gati sa ma dhunuan Ajshen»

Në Zvicër vazhdojnë të vijnë azilkërkues ashkalinjë, romë dhe egjiptas. Ata thonë se ndiqen, rrihen dhe terrorizohen nga shqiptarët etnikë. Ndër to ka edhe plotë shqiptarë që mohojnë përkatësinë e tyre kombëtare me qëllim të sigurimit të azilit.

Lukiani në burgun e dëbimit

002

Zvicra ka ashpërsuar ligjin për azilkërkues. Sidomos ndaj atyre që nuk kanë dokumente të mjaftueshme identifikimi. Ata menjëherë arrestohen. Të drejtë ankese kanë vetëm 24 orë. Për kritikët, ky trajtim është skandaloz dhe kundërkushtetues. Vizitë tek një i arrestuar që pret dëbimin.

Imazhi i thyer i Helvecisë

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Hovi i populistëve dhe politika e imigracionit. Populizmi i djathtë në Zvicër është në rritje e sipër. Në zgjedhjet e fundit, partia e djathtë populiste SVP u bë  partia më e fortë e vendit. Pasqyron suksesi i kësaj partie diçka specifike për Zvicrën apo është vetëm kallëzuesi i një trendi që vërehet në shumicën e vendeve… Continue reading Imazhi i thyer i Helvecisë