Tinejxheret shqiptare para shtëpisë së prindërve zgjedhin azilet për femra. Pse? Përplasje gjeneratash me botëkuptime të kundërta apo «trillime tinejxherësh» për t’i ikur kontrollit të prindërve. Weissenburg, 7 gusht – «Kur e mora vesh se babi më ka fejuar, ika prej shtëpie», thotë Arta Misini (17). Qe një vit ajo banon në strehimoren për femra… Continue reading «Më mirë në burg se sa në shtëpinë e prindërve»
Kategorie: Diaspora
Jurisprudencë ksenofobe apo vetëm taktikë elektorale
«Iniciativa e Dëbimit” dhe «Kundërpopozimi»
«Kriminelët jashtë!»
Nëpërmjet një neni të ri në Kushtetutën zvicerane, SVP-UDC do të detyrojë kantonet që të dëbojnë automatikisht të gjithë delikeuntët jozviceranë.
«SVP gënjen!»
Ligjet në fuqi janë mjaft rigoroze. Përndryshe, nuk do të kishim dëbuar deri tani 750 delikuentë të huaj. SVP-ja nuk bën asgjë tjetër përveç se vazhdon të helmojë klimën ndërmjet migrantëve dhe vendësve, thotë Christian Levrat në një bisedë me gazetarin Xhemal Ahmeti. Ai po ashtu sqaron pse ministrja socialdemokrate, Simonetta Sommaruga, angazhohet për kundërpropozimin… Continue reading «SVP gënjen!»
Fëmijët rebelojnë, prindët heshtin, mësuesit në krizë…
Një mësues zviceran e kërcënon një nxënës shqiptar me thikë në dorë. Alarmohet opinioni, mësuesi suspendohet. Ngjarja ka ndezur një debat, i cili rrezikon të përfundoj me facitin e njohur: fajin e kanë fëmijët «agresivë» shqiptarë nga Kosova!
Ethnocircus: Edeni i «Weltwoche»-s
Revista «Die Weltwoche» është kundër shqiptarëve, afrikanëve, migrantëve, zviceranëve prej letre, myslimanëve, sikhëve, azilkërkuesve, femrave zvicerane që martohen me të huajt dhe lexohet nga 400mijë helvetikas javë për javë.
Ndalohet hyrja për kosovarët!
Në diskotekat dhe klubet e Helvecisë: Në shumicën e klubeve zvicerane shqiptarët e kanë të ndaluar hyrjen. Arsyeja: «Ata janë agresivë dhe brutalë», na thonë pronarët. Kosovarët e mohojnë këtë. Faktet janë në anën e tyre, se megjithatë nëpër listat e policive vendasit e mbajnë vendin e parë. «Lajm» gjurmëve të një diskriminimi.
Rezervatet indiane të Helvecisë
Edhe pas 25 vjetëve jete në Zvicër, një familje shqiptare i ka të mbyllura të gjitha dyert e integrimit. Bümplici dhe shumë lagje të tjera zvicerane nëpër qytetet e mëdha janë shndrruar në Geto shqiptare, ku partitë e ekstremit të djathtë kanë gjetur fushëveprimin e tyre. Të rinjtë e kualifikuar me profesione të ndryshme, vetëm… Continue reading Rezervatet indiane të Helvecisë
Konsekuencat e mosintegrimit
Shteti zviceran hulumton mundësitë për integrimin e komunitetit shqiptar në Zvicër. Në një farë mënyre, vetëm politikisht. Pasi që autorët e deritanishëm të projekteve janë organizatat private, aty-këtu të mbështetura nga komuna e kantone. Ndërsa kundërshtarët arrijnë që të eliminojnë këto projekte me arsye, të cilat nuk janë edhe fare të paargumetuara. Shqiptarët janë komuniteti… Continue reading Konsekuencat e mosintegrimit
«Jo, kosovarët i nuk pranojmë në punë»
Sipas një studimi të Fondit Nacional zviceran 59% shqiptarëve diskriminohen në tregun e punës për shkak të përkatësisë nacionale të tyre, pra për arsye se janë kosovarë. Qeveria nuk është pasive, ajo madje edhe i «fryn zjarrit».
