Ethnocircus: Edeni i «Weltwoche»-s

Revista «Die Weltwoche» është kundër shqiptarëve, afrikanëve, migrantëve, zviceranëve prej letre, myslimanëve, sikhëve, azilkërkuesve, femrave zvicerane që martohen me të huajt dhe lexohet nga 400mijë helvetikas javë për javë.

I.

Kur  Kosova shpalli pavarësinë e saj, kryeredaktori i revistës «Die Weltwoche» Roger Köppel, porositi një koment në Beograd. Homologeja e tij, kryredaktorja e të së përdishmes qeveritare «Politika» Liljana Smajloviç i shkroi një leksion qortues Perëndimit për mëkatin dhe gabimin që bën, duke u dhënë shqiptarëve të padenjë shtetin. Pasoi një seri artikujsh, që sipas mediave shqiptare ishin të njëanshëm dhe ndiqnin linjën e zonjës Samjloviç. «Die Weltwoche», sipas tyre, edhe më herët kishte shkruar artikuj me një albanofobi të theksuar, në stilin e kryeksenofobit Ulrich Schlüer dhe gazetës së tij «Schweizerzeit», mirëpo që nga shpallja e pavarësisë tendenca e kësaj reviste për të demonizuar gjithçka (edhe) shqiptare nuk paska të ndalur. Pse?

II.

Para do muajsh thirra në redaksinë e revistës «Die Weltwoche». Kërkova kryeredaktorin Roger Köppel. «Ka mundësi që ndonjë shqiptar këtu në Zvicër t’ua ketë grabitur dashurinë e parë»? Ai qeshi me zë, mohoi dhe pyeti pse. «Si pse? Ju shkruani vazhdimisht kundër shqiptarëve», i thashë dhe ia numërova ca artikuj jashtëzakonisht paushalizues e denigrues për migracionin shqiptar në Zvicër, për Kosovën, Shqipërinë e kështu me rradhë.  Përveç kësaj e pyeta në e dinë se në një të përdisthme shqiptare (Koha ditore) është botuar një artikull për revistën e tij dhe për të. «Jo» tha. Pas një polemike në telefon i bëra një propozim: të flasim në katër sy. I sqarova se e kam ndërmend të shkruaj në gjermanisht dhe shqip rreth tij dhe revistës që drejton. Ai pranoi. Më premtoi se do të flasim dhe do të më sqarojë se pse paragjykimet e shqiptarëve nuk qëndrojnë. Pas një kohe pritjeje, e thirra edhe njëherë. Në anën tjetër të telefonit një zonjë me emrin Schoch. Kjo më premtoi se Köppel është shumë i interesuar të bisedojë me mua, mirëpo për ato momente gjendej në kryqëzatë kundër minaréve dhe se nuk ka kohë. Dakord. Prita edhe ca kohë. Köppel vazhdimisht i ikë takimit me mua. Në fund u binda se ai ka frikë nga pyetjet e mia. Parimi im që saherë të jetë e mundshme të bisedojë me subjektin për të cilin dua të shkruaj ra në ujë.

III.

Në një rast filozofi dhe publicisti i njohur zviceran, përndryshe ligjërues i Teorisë së Mediave dhe ish kryeredaktor gazetash, Ludwig Hasler më tha: «Roger Köppel është një intelektual i mrrekullueshëm. Lexon shumë». (Ai nuk tha këtë për të mbështetur politikën e tij redaktuese. Përkundrazi Ludwig Hasler-it nuk i pëlqen fare politika redaktuese e revistës në fjalë). Ndoshta kjo referencë e Hasler-it më bëri aq të durueshëm që të pres: Si ka mundësi që një njëri i pasionuar pas leximit, një intelektual aq i mprehtë siç është Roger Köppel të bjerë në atë nivel siç e ka revista e tij? Spekulimet rreth karakaterit të gazetarit Köppel janë të shumta. Akuzat se kemi të bëjmë me një ksenofob të sëmurë; me një meganacionalist, me një ekskluzionist të tipit të James Schwarzenbach –ut (babai i politikës kundër të huajve) dalin paradoksale, sidomos kur kemi parasyshë se Köppel është i martuar me një vietnameze, të cilën ky e njoftoi gjatë një darke që kishte shtruar për ambasadorin rus në Zürich Igor B. Bratchikov.

IV.

Pse akuzohet revista «Die Weltwoche» të jetë ksenofobe, madje edhe raciste? Sa qëndrojnë akuza të tilla për një revistë me 64 mijë abonues dhe rreth 370 mijë lexues në javë. I shfletuam me vëmendje pesë numrat e fundit:

Numri 42/10: «Migrantët kiminelë» si titull në front të faqes së parë.«Ma jepni një armë dhe kaq», thonë të gjithë zviceranët  me origjinë të huaj. Një oficer zviceran i tregon revistës, për ç’arsye gjithë ushtarët me prapavijë migrante paraqesin një rrezik potencial për sigurinë e Zvicrës.

Numri 43/10: «Mjaftë më me një politik azili zvarritëse. Gjithë Evropa përreth është duke reduktuar azilkërkuesit». Një apel ndaj politikës për dëbimin efektiv të azilkërkuesve. «Gjermanishtja standarde nëpër kopshtet e fëmijëve». Jo, sugjeron «Die Weltwoche» dhe vëhet në mbrojtje të dhjetrave dialekteve zvicerane, si pasuri e pazëvendësushme kombëtare dhe imune karshi ekspansionit gjuhësor nga veriu. Jo, sepse edhe të huajt madje janë kundër një aksioni të tillë.

Numri 44/10 më në fund një artikull «pozitiv». Në fotografi madje edhe një politikane rajonale (Ylfete Humolli) me origjinë shqiptare. «Në kopshtin e Edenit» është titulli dhe shkruan se si migrantët e integruar bëjnë gjithçka për privilegjin që kanë të jetojnë në parajsë, në Zvicër. Përkundër mëkatit të tyre si politikanë të së majtës, serbe që punojnë në entet sociale apo si priftërinj religjionesh hindu (sikh).

Numri pasues 45/10 proteston se pse shumica e migrantëve natyralizohen vetëm për 10 minuta.

Numri 46/10: «Bijtë e humbur të nënës Afrikë» është një artikull për afrikanët në Zvicër. Kryetema e numrit është e ilustruar me një portret zi të cilit i duken vetëm dhëmbët. Konstatimi i «Weltwoches»: Afrikanët në Zvicër janë përgjegjës për drogën, kriminalitetin, martesat fiktive, keqpërdorimit të azilit e kështu me rradhë. Artikull tjetër, po në të njëjtin numër përshkruan se si azilkërkuesit afrikanë dominojnë tregun e drogës në Helveci.

Numri 47/10: «Kampionë botëror në integrimin e të huajve», shkruan me cinizëm dhe plotë mllef deputeti i popullorëve Mörgeli.

Në faqe të parë: «Të kidnapuar në emër të Allahut». Kyretemë mbi një tunezian që ka rrëmbyer fëmijët e tij dhe si qeveria zvicerane nuk bën asgjë. Substanca e temës, mesazhi: Allahu kundër martesave. Pason artikulli mbi njësinë e Swisscoyt në Kosovë. Flet një oficer zviceran nga Malisheva: «Trazira etnike nuk presim. Këtu nuk ka mbetur asnjë serb. NATO dhe BE mbështesin njënashëm elitat kosovare, të cilat me para të këtyre institucioneve ndërkombëtare arritën që për një kohë të shkurtët të pastrojnë vendin nga serbët dhe të pasurohen – nën mbrojtjen e BE-së dhe NATO-s ». Ajo që më së shumti e lëndon oficerin: «Para luftës këtu në Malishevë jetonin 500 serbe, sot shqiptarët i derdhin plehërat mbi varret e tyre».

5.

Temat e listuara më lartë janë titujt dominantë, kryetemat e numrave që shfletuam. Problemet dhe fenomenet që trajton revista ekzistojnë dhe patjetër nuk duhet tabuizuar. Çështja është se çka qëndron pas politikës redaktuese të medias. Padyshim se revista e Roger Köppel djallëzon gjithçka që nuk është në linjë me një lloj neoliberalzmi smithian që Köppel donë ta demonstrojë si veti helvetikase. Ajo ka alergji ndaj gjithçka që nuk bartë labelin «Made in Switzerland». Akuzat se Köppel është në shërbim të miliarderëve Christoph Blocher dhe Tito Tettamanti, dy radikalëve të djathtë, të cilët ia falën revistën, se Roger Köppel ka lidhje të ngushta me qeverinë ruse, prandaj edhe mori çmimin e «gazetarit dhe gazetës më të mirë (2007)» nga shoqëria  ruso-zvicerane në Zürich, mbeten në nivelin e spekulimeve, pasi askush nuk ka kohë të hulumtojë aktivitetet e kryredaktorit të revistës. Prandaj më e udhës është të flasim mbi atë çka e lexojmë, mbi atë që e kemi si dokument parasyshë. Të flasim mbi përmbajtjen e revistës.

Ta rekunstruktojmë storien e «Die Weltwoche» si tërrësi. Ato që përsëriten e sugjerohen vazhdimisht në formë mesazhi e konstatimi gati në çdo numër të revistës:

  • Të huajt janë kriminelë.
  • Migrantët janë të padenjë për shërbyer në armatën zvicerane sepse kërcënojnë sigurinë e vendit.
  • Qeveria duhet të ndërrmarë hapa konkrete sa më shpejtë për dëbuar azilkërkuesit.
  • Stop gjuhës standarde gjermane nëpër kopshte e shkolla.
  • Vetëm migrantët që arrijnë të përshtaten dhe nënshtrohen kanë të drejtë të jetojnë në parajsë, në Zvicër, në kopshtin biblik Eden.
  • Stop natyralizimit të të huajve.
  • Afrikanët janë e zeza e Zvicrës. Ata janë kriminelë, dilerë droge, kriminelë, mashtrojnë e martojnë gratë tona naive për të mbetur në Eden, në Zvicër.
  • Allahu si shkaktar kidnapimesh të fëmijëve.
  • Shqiptarët kanë dëbuar me dhunë serbët dhe kanë mbuluar varrezat e tyre me pleh.
  • NATO dhe BE si asistentë të elitave kosovare, të cilat janë gjenocidale dhe kriminele.

Rekapitulim: «Die Weltwoche» kërkon dëbimin e të huajve, sepse i konsideron ata si kriminelë. Gjithë ata migrantë të natyralizuar nuk duhet trajtuar si zvicerane, sepse janë kërcënim i sigurisë së vendit. Tek afrikanët sheh vetëm kriminelë; dilerë, mashtrues të vajzave zvicerane. Vetëm ata të huaj që janë të dobishëm (materialisht) mund ta gëzojnë qëndrimin në Kopshtin e Edenit. Gjermanishtja standarde është rrezik për identitetin kombëtar zviceran. Kush beson në islamin detyrueshëm është kidnapues dhe kosovarët derdhin pleh mbi varret e ortodoksëve të krishterë.

6.

Siç shohim «Die Weltoche» nuk i ka alergji  dhe nuk lufton vetëm kundër shqiptarëve, por ajo i ka problem edhe afrikanët, myslimanët, migrantët, gjuhën standarde gjermane, të majtën zvicerane, azilkërkuesit, gratë naive zvicerane që martohen me të huaj e kështu me rradhë. Nga një politikë e tillë redaktuese nuk është rëndë të mësosh se në ç’drejtim ecë revista gjermanofone «Die Weltwoche». Është ajo ksenofobe, raciste apo nxitëse? Më mirë të bëhemi sikur nuk e dimë këtë punë. Nuk duam të paushalizojmë e t’i lëndojmë ata 400mijë zviceranë që e kosnumojnë javë për javë.

Atë çka mund ta themi është se Roger Köppel nuk i simpatizon të huaj, religjionet jo të krishtera (islamin, hinduizmin). Ai i nuk i durron ata të huaj që i martojnë zviceranet. Ka lidhje të ngushta me qarqet qeveritare ruse dhe serbe, me SVP-në dhe të djathtën radikale zvicerane.

Për publicistin dhe filozofin Ludwig Hasler: E kam një «teze», e cila minmialisht 5-6 orë në ditë i kalon duke lexuar. Ajo lexon vetëm në një libër. Është religjioze dhe beson se vetëm rruga e saj është e Vërteta absolute, gjithë të tjerët janë gabim. A është «tezja» ime intelektuale, sepse lexon shumë? Jo se ajo nuk e plotëson kushtin kapital të të qenurit intelektuale: ajo nuk e përdor trurin e saj për të kuptuar (intellegere), por kur flet tërrë kohën përpiqet t’i detyrojë të tjerët që ta kuptojnë atë. I bastisa edhe njëherë të gjitha versionet e teorive rreth intelektualizimit dhe i krahasova me atë që prodhon Roger Köppel. Humba kohë. Asnjëra nga teoritë nuk del në favor të opinionit pro intelektualizmit të shefit të «Weltwoches».

Related

Homazh për qenin e lirë kosovar

Kushtuar qenit që e shkeli ithtari i një partie...

Atentati permanent ndaj fuqisë 4-t

Në një anketë të një gazete, pyetjes se a...

Pantokratët e shtetit drejt përmbysjes

UÇK para gjyqit. Pandemia vret. Shteti në kaos. Dhunë...

Dispozitivi i hixhabit

Sërish hixhabi si kauzë publike. Kërkesa kësaj radhe, përveç...

Milicia e kultit

Kurti premtoi ndryshim krejt e drejt. Dhe ndryshimi vërtet...