Hyrje në «izm»-ologji

Hyrje në «izm»-ologji

Sa logjike, interesante dhe relevante janë leksemat si «rugovizmi», «albinzimi» krahas «marksizmit», «gandizmit», «darvinizmit» apo atyre si «stalinizmi», «enverizmi»? Izmologji shqiptare.

Published
Categorized as Eseistikë

Jeta dhe vepra e hiçit

Në faqet e historisë shënohen ata që ishin lider ose akterë ndër kryesorët (përfundues) të një primakauze brenda kulturës apo botës ku vepronin. Me primakauza në sferën politike nënkuptoj: lirinë e një populli, mbarimin e ndonjë luftë botërore, bërjen e një kombi, shteti a sistemi universal e të llojit. Këta pastaj konform parimeve mbi të… Continue reading Jeta dhe vepra e hiçit

Sub(ob)jekti dhe (pu)shteti

Demokracia pluraliste nuk është garanci kundër tiranive të «shumicave e njëshave», por mundësi për evitimin e tyre në disfavor të harmonisë dhe paqes shoqërore. Mundësinë mirëpo e detektojnë vetëm qytetarët racional (ata që nuk jetojnë sipas urdhrave të miteve dhe liderëve) dhe pragmatik. Për të qenë këto të dyja mirëpo duhet dije elementare rreth vetes:… Continue reading Sub(ob)jekti dhe (pu)shteti

Topopatët, bionikët dhe sekserët

Në mungesë të historisë si shkencë, romanet e publicistëve topopatë dhe biomaniak do të vazhdojnë të krijojnë psikoza rreth historisë dhe identitetit të njerëzve. Këta pretendojnë se pula është para vesë dhe atë ende pa verifikuar se ç’është pula: shpend apo kafshë e egër?! Sipas këtyre del të jetë kulçedër. Kosova nuk ia doli si… Continue reading Topopatët, bionikët dhe sekserët

Hymeneu i pandemisë në kampin e Susanës

Ka një murtajë që nuk i shkoqet kurrë njeriut. Mizogjinia është epidemia më konstante e kulturologjisë humane, e cila manifestohet më së therrshmi në arte dhe në diskurset intelektuale. A nuk janë këto të fundit ato sfera që duhet të luftonin për shkuljen e racizmave, mizogjinisë dhe virusëve të natyrës nga fryma njerëzore? Po duhej,… Continue reading Hymeneu i pandemisë në kampin e Susanës

Monumenti dhe mnemocidi i konsumopatëve

Turistet

Para se njeriu të nis me formimin e kujtesës, e cila do t’i shërbejnë si bazë identiteti, ai mobilizon elementet jashtë tij. Ato që ndikuan në eksternalizimin e tij. Prandaj thuhet se çdo kujtesë e çdo identitet [si aparat, mnemoteknikë] nis me Tjerët. Prandaj çdo përpjekje që të vrasësh kujtesën e Tjerëve është tendencë për… Continue reading Monumenti dhe mnemocidi i konsumopatëve

Apocalypse Now?

John Gray dhe postfaktikët nuk janë paranojakë. Ata, të paaftë për të sjellë një sistem të ri të shpjegimit të botës konform kohës, nga dëshpërimi, paralajmërojnë apokalipsin e frymës humane dhe me këtë edhe të botës. Krizë e njohur në histori – kësaj radhe mirëpo vetëm shumë zhurmë për probleme shumë më të vogla se… Continue reading Apocalypse Now?

Published
Categorized as Eseistikë