Houellebecq – profet apo maniak?

Autori në modë Michel Houellebecq e ka një program se si ta shpëtojë Europën: me vrasjen e gjithë intelektualëve të majtë, Marksit, Freudit, Nietzshes, mediave dhe me përmbysjen e islamit nëpërmjet krishterimit dhe judaizmit! Seriozisht. Lexoni fjalimin e tij gjatë shpërblimit nga gazeta gjermane FAZ.

Madame Bovary, ose arti si mjet tradhtie ndaj femrës

Ajo shkaktoi shembjen e Trojës. Ajo nuk i rezistoi demonit-gjarpër, bloi me dhëmbë mollën e ndaluar dhe tradhtoi specien e arsyes me vulën e mëkatarit të përjetshëm. Ajo për shekuj ishte fuçia ku konservoheshin të ligat, ishte shtabi mobil i djallit nga ku shkapërdaheshin dhembjet në kurriz, në kokë e mushkëri e veçanërisht në trurin… Continue reading Madame Bovary, ose arti si mjet tradhtie ndaj femrës

Xhamilja ose puropoetika

Xhamilja

Dashuria në letërsi – një megatemë komplekse apo aq e thjeshtë dhe e kapshme siç na e rrëfen shkrimtari kirgizian Xhingis Aitmatov me novelën e tij «Xhamilja»!

Coelho – shamani i pabesisë

Rrëfimi është banal. Figurat – si në shumicën e romaneve të Coelhos – janë pa gjak, statikë. Rrëfimi i përngjan një procesverbali ku Linda jo patjetër tregon për përditshmërinë e saj por operon me stereotipe aq të përhapura mbi gratë e paemancipuara.  «Shkoj atje ku ujërat janë më së thelli». Me këtë citat të Lukës… Continue reading Coelho – shamani i pabesisë

Handke mbushi të 70-tat

Nëse dikush e kërkon një ekzemplar për të dëshmuar se pleqëria nuk do të thotë patjetër pjekuri ja ku e ka një: Peter Handke i mbushi më 6 dhjetor 70 vjet. Për jo pak shqiptarë Peter Handke është scriptor diabolus-i par exellance.

Lotët e Nietzsche-s

Vjeshtë në Venedik. Një turmë pëllumbash merr hov tërbueshëm nga Palazzo Agnusdio o dei quattro Evangelisti drejt Canal Grande-s. Turistë vërdallen gjithandej hutueshëm, sikur të kërkojnë – po si ata perëndimorët lumenjve indianë të Amerikës së mëvonshme – ndonjë copë ar ose një hektar dhé për jetë e për varr. I pa përlarë nga magjia… Continue reading Lotët e Nietzsche-s