Merkel zgjodhi Beogradin si qendrën nga ku i dha lamtumirën Ballkanit. Cilat janë meritat e Beogradit që fitoi këtë nder? Është historia dhe aktualiteti që i detyron këto dy vende të kenë empati të thellë për njeri tjetrin. Të dyja vendet kanë hipoteka historike: gjenocidet ndaj tjerëve!
Kategorie: Analiza
Albin Kurti si projeksion i një mentaliteti në huti
Asgjë sot nuk bëhet më pa projekt. Intelektuali që vetëm shkruan pa pasur një qëllim, një strategji afatgjatë se si të ndikojë në fushëveprimin ku angazhohet është vetëm statist i një mentaliteti e fryme që zhvillohet pa (vetë-) dijen e tij. Cili është projekti i Albin Kurtit intelektual? E cili ai i Kurtit politikan? Apo… Continue reading Albin Kurti si projeksion i një mentaliteti në huti
Aura e Mesias dhe autoriteti i Mahmutit
Kur kritikon qeverinë të thonë prit se herët. Sikur për të të vdekurit nga pandemia të jetë koha e duhur. Kosova është në majë ë listës së vendeve në gjendjen më të rëndë. Kur kritikon se avokatët e kësaj qeverie janë qesharak, debilë, klounë, janë fabrika e zhgënjimit të masave me qeverinë e re, të thonë : ti përherë… Continue reading Aura e Mesias dhe autoriteti i Mahmutit
Fanatikët kërcënojnë Laviatanin
Në Obiliq zyrtari ngacmon seksualisht një grua. Dënimi: kod veshjeje për qytetarët. Në Gjakovë një autor bën thirrje dhe nxit kundër myslimanëve. Dënimi: policia vepron pa procedurë ligjore si në Afganistan dhe e burgos atë. Në Tiranë; një humorist bën shaka me ezanin. Dënimi: xhemati i një imami radikal salafist bën ligjin sferave publike. Këto veprime nga sekularët dhe tjerët lexohen si tendencë për të instaluar sheriatin. Shteti dhe mediat ose heshtin ose luajnë indiferentin. Si duket me qëllim: sa më shumë provokime aq më keq për myslimanët. Gjersa radikalët besojnë të pushtojnë shoqëritë myslimanët duhet të kenë frikë për lirinë dhe xhamitë e tyre. Pse?
Testamenti i Milladinit
Rama tha se Kosova nuk ka gjasa ta padis Serbinë për gjenocid. Shqipëria dhe aleatët, pra partnerët perëndimorë, tha ai qenkan kundër. Cilët partnerë konkretisht? Dhe nga qenka kaq i sigurt Rama për këtë punë, kur padia ende nuk është materializuar?
Homazh për qenin e lirë kosovar
Kushtuar qenit që e shkeli ithtari i një partie të njohur kosovare, gjersa postonte live videopropagandë për liderin e tij. (Ngjarja këtu)
Atentati permanent ndaj fuqisë 4-t
Në një anketë të një gazete, pyetjes se a duhet të hetohen gazetarët iu përgjigjën 83.6% e pjesëmarrësve me po! Pyetjebërësja funksionon de facto qëmoti si organ i partisë në pushtet. Führeri dhe Gëbelsi tash janë, çka mungojnë tash janë vetëm ligjet. Çka nëse pushtetet shqiptare ia dalin – siç pati suksese Vuçiç në Serbi – tu bëjnë atentat,… Continue reading Atentati permanent ndaj fuqisë 4-t
Causa Simmons
Ka kohë që ish kryetari i gjyqtarëve të EULEX Malcolm Simmons përpiqet të fitojë vëmendjen e shtetit kosovar që ta dëgjojë, respektivisht ta marrë seriozisht dosjen e tij 25faqëshe. Pse e refuzojnë? Apo do ta thirrin atëherë kur do të jenë të sigurt se nuk do t’ua përmend emrat edhe shqiptarëve që kanë punuar për… Continue reading Causa Simmons
Pantokratët e shtetit drejt përmbysjes
UÇK para gjyqit. Pandemia vret. Shteti në kaos. Dhunë në parlament. Islamisti radikal kushtëzon punën në Parlament me zërin e myezinit. Partitë e thirrura nga elektoratet e tyre të marrin përgjegjësi në krizë duan postet kyçe dhe s’kanë kohë të merren me çështjen e «konsumuar të të pagjeturve». Kosova në luftë për mbijetimin e radhës.
Dispozitivi i hixhabit
Sërish hixhabi si kauzë publike. Kërkesa kësaj radhe, përveç organizatave parafetare dhe atyre të religjioneve mbështetet edhe nga plotë deputetë të parlamentit kosovar (PDK, LVV dhe minoritetet). Cili është dispozitivi i këtyre strukturave?
