Vepër monumentale për Sartrin

Jean-Paul Sartre është mendimtari kryesor i shekullit 20. Filozofi i njohur francez Bernard-Henri Lévy ka shkruar biografinë e krijuesit të teorisë së ekzistencializmit. Libri i tij «Shekulli i Sartr-it», konsiderohet si biografia më e suksesshme dhe më objektive që është shkruar ndonjëherë.

(Auto)biografia e një ekzekutimi publik

Bernhard Levy

Shkrimtari dhe filozofi i njohur francez Bernard-Henri Levy në romanin e tij të fundit «Kush e vrau Daniel Pearl»-in ka bërë rikonstruimin e vrasjes së gazetarit të «Wall Street Journal» në Karaçi. Përveç kësaj ai pretendon të ketë zhvilluar teorinë mbi «dimensionin antikulturor të xhihadizmit».

Umberto Eco në kërkim të vetvetes

Umberto Eco me romanin «Flaka misterioze e mbretëreshës Loana» ka bërë autobiografinë e ilistruar të postdmodernës evropiane. A mund ta finalizonte dikush tjetër një projekt të tillë më mirë se i urti gjenial nga Piemonti?

Pablo Neruda – liriku gjenial dhe agjitatori banal

Më 12 korrik të këtij viti u mbushën 100 vjet nga lindja e poetit kilean Neftali Ricardo Reyes y Basualto alias Pablo Neruda: njërit nga lirikët më të lexuar dhe më të kontestuar të shekullit XX.  Sot ai konsiderohet si njëri nga lirikët me ndikimin më të madh të shekullit njëzet. Me 12 korrik u… Continue reading Pablo Neruda – liriku gjenial dhe agjitatori banal