Beteja e iknojmenës me krokodilin e Nilit

Për tu orientuar pyllit të mentaliteteve njeriu krijon imazhe që i shërbejnë si stacione udhërrëfyese. Saherë ai me vetëdije e aktivizon një imazh që nëpërmjet tij të zhytet sa më lehtë bodrumeve të psikozave të kohës, ia zë udhën atij një tjetër imazh, i paftuar: çka do thotë kjo kur donë të mendosh në njerëz… Continue reading Beteja e iknojmenës me krokodilin e Nilit

Polimeria e epistemocidit

Përveç luftërave tjera ku ndeshen për ta vrarë njëri tjetrin popuj, shtete e kultura, ekziston edhe lufta historike e gjeniut kundër despotit dhe anasjelltas. I pari dijet dhe njohjet e fituara mbi botën, lirinë, njeriun dhe natyrën e tij i ka shpërndarë si p frymë të re pavarësisht mediumit që ka pasur në disponim. I… Continue reading Polimeria e epistemocidit

Published
Categorized as Eseistikë

Falsiteti patetik i proprimatëve të një «kryeqyteti»

Në letërsi ekziston koncepti «pathetic fallacy» i Ruskinit. Edhe në politologji ka koncepte të tilla, por jo si ky që me aq mprehtësi objektive përshkruan politikën e sidomos luftën aktuale të partive për të marrë apo pasur primatin mbi kryeqytetin-ende-katund të Prishtinës. Një ese që u nis për diçka tjetër dhe devijoji pamflet kundër politikës.

Published
Categorized as Eseistikë

Liria si huti kolektive

Shqiptarët duan demokraci kualitative, mirëqenie dhe shtet ligjor. Duan vetëm. Idetë e tyre të bukura për përparim, mirëpo i bllokojnë dhe shkelmojnë vetë; me veprimet e tyre konkrete aktuale, aktive, praktike. Ku është defekti që sjell këtë diskrepancë të rëndë ndërmjet dashjes dhe veprimit?

Published
Categorized as Eseistikë

Gramatologjia e «like»-ut

Pse plotë autorë shqiptarë kanë drojë nga rrjetet sociale? Shumica prej tyre i përlloçin ato.  «E dini se nëpërmjet linjës telefonike bëhet bartja e bacileve», thotë «gruaja e çmendur» në filmin «Sisters» (SHBA:1973), të Brian De Palma-s. Psikotrileri me aktoret famoze Margot Kidder dhe Jennifer Salt ndonëse s’ka për temë diçka si bacilofobinë, nomofilinë apo teknofobinë… Continue reading Gramatologjia e «like»-ut

Sidoqenia e inferiorëve

Sidoqenia e inferiorëve

Shqiptarët përfaqësohen keq në historitë e shumta botërore e kontinentale, ose aspak. Në diskurset intelektuale globale as si referencë nuk ekzistojnë. Pse? Faji i bigfoot-it apo ndonjë inferioriteti të kushtëzuar historik?

Published
Categorized as Eseistikë

Personazhët në gijotinë – ose programimi fatal i qenies

Në fund ata të gjithë vdesin: të vetëhelmuar, të vetëvrarë, të djegur ose të varrosur për së gjalli. Ky është fati i shumicës absolute të personazheve që popullojnë kryeveprat e letërsisë universale. Dhe natyrisht se, specia humane e rritur dhe keqskalitur me këtë frymë ku dhuna, hakmarrja, lufta, vdekja janë stacionet e pakapërcyeshme të jetës,… Continue reading Personazhët në gijotinë – ose programimi fatal i qenies

Manifesti i shoqërive pa vlera

Gjatë festave, përkujtimeve, riteve lexohen më së miri vlerat e një shoqërie. Gjatë përkujtimit të ish presidentit Ibrahim Rugova besojmë të kemi lokalizuar arsyen se pse harta mentale dhe emocionale e kosovarëve është kaq toksike dhe e zymtë: atë e dominojnë muzikantët e apokalipsit!