Letërsia artistike është një ndër dhuratat kryesore që intelekti e krijoi për të mos lënë injorancën të bëjë kërdinë e paraplanifikuar. Njerëzit e ngarkuar me këtë detyrë madhështore, që ka për qëllim shpëtimin e universit mendor dhe vetëdijes që di të kap parimisht të bukurën e jetës, edhe pse janë viktimë e vetes dhe rrethit… Continue reading Injoranca dhe intelekti
Autor: Xhemal Ahmeti
ka lindur në Lugmir [Dobërdoll] të Maqedonisë. Ka mbaruar Historinë e Arteve, Mediat, Historinë, Antropologjinë Sociale [lic. MA+] Religjioshkencat dhe Filozofinë [Dr.phil|] . Ka punuar si kryeredaktor i disa të përditshmeve shqiptare dhe si redaktor në gazeta zvicerane. Aktualisht dhe ndër tjera punon në Universitetin e Freiburgut (Zvicër) si hulumtues shkencor i religjioneve. Autor i disa veprave me prozë, ese, kritikë letrare dhe studimesh shkencore. Jeton në Bernë.
Forca e intrigës
Makiaveli donte të edukojë princin për atdhedashuri me vargjet e Petrarkës. Cvajgu lakuriqëson Zhozef Fushenë për të vetëdijësuar njeriun se sa i shkathët në intrigë mund të jetë njeriu politik. Kurse Tolstoji përfundon duke konstatuar se Atë Sergi nuk ikte nga uniforma e vetë ushtarake apo nga ajo e priftit për arsye të padrejtësive që… Continue reading Forca e intrigës
Korrupsioni dhe letrarët
Në komunizëm, për tu rekrutuar në sistem me ndonjë post duhej të ishe servil ndaj ideologjisë në pushtet. Sot duhet ose të kesh para ose ta kesh axhën a tezen shef/e të ndonjë institucioni ose klani. Faciti mbetet i njejtë: jo pak institucione të rëndësishme shoqërore e kulturore mbeten edhe sot në duart e diletantëve
Atdheu i dënuar përjetësisht me natë
Duke interpretuar vëllimin me poezi «Roja Gratis» të Demush Bajramit ndeshemi me fizionominë tonë të përgjakshme ndër shekuj. Ky poet, me një varg të vetëm është i aftë të na përshkruaj një proces të tërë psikologjik që ia ze frymën kohës. Poezia e tij është pasqyrë e përkryer, ku ne mund të shohim pastër fytyrën… Continue reading Atdheu i dënuar përjetësisht me natë
Kritika letrare në printmedia
Autorët ankohen se nuk ekziston kritika letrare nëpër mediumet e printuara. Nuk ka kritikë të mirëfilltë që trajton veprat e reja letrare. Sa është e vërtetë kjo? Ku qëndron defekti që pengon prezencën e rubrikave të konsoliduara e të rregullta për librin e sapobotuar?
Atdheu në postmodernë
Djegia e së vërtetës Një turmë e madhe njerëzish, e aktivizuar nga këshilli i kishës së Romës bërtitnin rrugëve të qytetit si të tërbuar; «Vdekje, Vdekje!». Dhe përderisa Xhordano Brunoja luftonte me litarët që ia zinin frymën, njerëzit e kishës hapnin gjoksin për fuqinë e tyre të gjithpushtetshme mbi vetëdijen e masës që valëzohej duke… Continue reading Atdheu në postmodernë
Anathema
(Kushtuar artistëve të vërtetë shqiptarë që klasa e «priftërinjve inkuzicionarë» i anatemoi, burgosi, mohoi dhe dogji në turmat e drunjve të injorancës. Kushtuar gjithashtu shpirtërave lugetër të anatemistëve me qëllim që ata të përmirësohen e të heqin dorë nga thithja vampireske e gjakut më të pastër nga fyti i shpresës së zhvillimit kulturor shqiptar)
Pasthënie për librin e mërguar
Jopoetët qëndrojnë anash si spektatorë të një karnevali intrigash pa ngjyrë. Spektatorë të tillë më së shumti ka në Cyrih.
Kultura dhe biznesi
Mbreti Gilgamesh- Shqiptar?!Ligjet e Hammurabit; që njihen si dokumenti i parë njerzor (në kohën e mbretit Gilgamesh), Mahabarata; përmbledhje e 18 librave, Ramajana e deri tek «Iliada Odysea» përcaktojnë rrjedhën e mëtutjeshme kulturologjike të njeriut. Tomas Akuini, këto perla i quajti » dygjuhësia e shpirtit dhe zemrës». Kurse mahnitja e Dantes do të interpretojë këto… Continue reading Kultura dhe biznesi
Segantini ose arti i vetnjohjes dhe mbijetimit
Xhovani Segantini është një ndër ata krijues, që nëpërmjet artit të vet vizatoi sistemin dhe harmoninë e faktorëve përbërës të jetës së universit. Edhe pse i shtërnguar nga përjetimet tragjike, të cilat si foshnjë e njohtuan me vdekjen dhe humbjen, ai përsëri gjeti forcën që shpirtin dhe mendjen t`ia falë të së bukurës, ngadhnjyeses dhe… Continue reading Segantini ose arti i vetnjohjes dhe mbijetimit
