Drejt lirisë a vdekjes?

Që nga fillimi i luftës shqiptaro- serbe në Kosovë, plotë të rinj udhëtojnë nga Perëndimi nëpërmjet Shqipërisë e vendeve të tjera për t`iu bashkangjitur UÇK-së. «Java shqiptare» shoqëroi njërin prej tyre deri në momentin kur ai u bashkua me UÇK-në.  Zürich- Bari-Kukës : «A nuk ju dhimbset jeta»? «Pikërisht për atë se me dhimbset jeta dua… Continue reading Drejt lirisë a vdekjes?

Racizmi lakuriq rrugëve të Zürich-ut

Nëpër rrugët e Prishtinës vërrehen pllakatat me vulën serbe „Shqiptarët jashtë Kosovës“, „Shqiptarët në Shqipëri“. Dymijë kilometra më larg, në metropolin zviceran Zürich, „lulëzojnë“ pllakatat me vulën e Partisë Popullore zvicerane SVP „Kosovo-Albaner-Nein“.

Kunati më detyroi të bëhem prostitute

Ora 21.15. Bundesgasse quhet rruga e Bernës ku gjendet parlamenti zviceran. Para pallatit shtatë femra defilojnë për të siguruar ndonjë klient, duke provokuar njerëzit që kalojnë atypari. Në mesin e tyre edhe shqiptarja Venera B. (19) nga Berati i Shqipërisë.

Shqiptarët dhe Evropa

Kreatorët e strategjisë politike të Bashkësisë Evropiane, shqiptarët i kanë pozicionuar në rrathin e tretë të vendeve që do të pranoheshin në këtë Organizatë. Rrathi i tretë përbëhet nga popujt dhe vendet me identitet kulturor oriantalo-islam. Pse? Vërtet cili është identiteti kulturor i shqiptarëve? Si e ndjejnë ata veten? Cila është historia e tyre? Mbi… Continue reading Shqiptarët dhe Evropa

Published
Categorized as Analiza

Tradhtia, poezia, shteti dhe poeti

Poeti Visar Zhiti ka një ëndërr, një vizion të shqetësuar dhe dëshirë që nuk bie në ujdi me kohën. Ajo ec ngadalë për të, shumë ngadalë për qëllimet e tij. Ritmi i jetës së universit njerëzor duhet ndryshuar. Ai ka krijuar modelin e ardhshëm se si do të funksionojë vetëdija humane. Në çdo varg të… Continue reading Tradhtia, poezia, shteti dhe poeti

Pesha e gjeniut

Jo shumë njerëz kanë fat të takojnë njërin nga gjenitë e kohës së tashme. Kur e takova unë ai më fliste për lopët e sëmura të Evropës

Sinfonia e dielltë e qenies

Nuk duhen shumë llogaritje për të bërë të dukshme piramidën e krijuar nga Isuf Sherifi që ka këtë destinacion: autoidentitet (themel) – universalitet (bota e kulturave, zhvillimi kulturor) – art (kulmi i piramidës, poezia). Kështu është i ndërtuar Olimpi në veprën “Ndarjen nuk e nënshkruaj”(Shtëpia Botuese “Rozafa” –Tiranë). Kjo strukturë përmbajtësore na bën të qartë… Continue reading Sinfonia e dielltë e qenies

Më tepër se jeta

Eksodi, dashuria, lumturia, krimi, vdekja, atdheu, dështimi, ngritja dhe përplasja janë stacionet gërryese nëpër të cilat kalon poeti Bujar Salihu për të ndërtuar planetin e tij të dashurisë «Më pak se jetë». Në çdonjërën poezi ka një fotografi tejet të çiltër të një fenomeni a segmenti jetësor nëpër të cilin përshkohet apo rrethohet qenia njerzore.… Continue reading Më tepër se jeta