Çka tash pas Parisit?

Do të ndahet hermetikisht oksidenti nga orienti? Apo arsyeja do të triumfojë, duke luftuar terrorizmin në atë mënyrë për të mos e ushqyer edhe më si deri ta

Kuajt dhe devet e mediave shqipe

Keni vërejtur domosdo se mediat shqipe për çdo krizë na sorollatin me shpjegime figurash të një mendësie? Me ata persona që në histori, politikë, kulturë janë ose sillen injorante sepse nuk shpjegojnë dot, por kanë për strategji të ngulin në trutë e opinionit një porosi: atë të atyre që iu shërbejnë ose të veten njëdimensionale… Continue reading Kuajt dhe devet e mediave shqipe

Liria me haraç dhe BE

BE trajton Kosovën keq ose thënë troç; në disfavor të saj! Një politike të këtillë, të njëanshme mund t’i kundërvihej vetëm një demokraci e vendosur dhe stabile. Të fundit Kosova fatkeqësisht nuk e ka; më shumë për shkak të një opozite grindavece, destruktive edhe në çastet më dramatike për vendin.

Mini-aleksandri i Maqedonisë

Gruevski provokon dhe shantazhon vazhdimisht shqiptarët dhe interesat e këtyre të fundit në rajon. Tirana dhe Prishtina sillen si pula kokulura dhe të lënë përshtypjen se i kanë borxhe të mëdha «Liliputit nga Shkupi». A ka ardhur koha për një reagim djegës, si kontribut të emancipimit të një shteti që rrezikon paqen në rajon?

Zeniti dhe drama e AAK-së

Ramush Haradinaj, respektivisht AAK ka ndryshuar komplet. Strategji e re politike? Jo thonë shumica: është veprimtari afektive, e frustruar e një lideri që me çdo kusht donte pushtetin. Historia dhe tashmëria e një partie në krizë!

Kolonia e kaotëve në burgun e Bentham-it

Si e sheh botën, jetën, politikën, shoqërinë kolonia e kaotëve në burgun e Bentham-it? Pse Qeveritë shqiptare nuk kanë luksin të mbeten kaq arrogante sa janë? Dialogu, në një vend ku kategoritë kryesore politikbërëse janë arroganca, kaotët pushtetomaniak dhe gjarpërinjtë që mezi presin helmimin e sistemit, është i pamundshëm. Si t’i iket kësaj krize –… Continue reading Kolonia e kaotëve në burgun e Bentham-it

Sovraniteti i zhurmaxhinjve

Mosvotimi i Gjykatës Speciale konsiderohet si vullnet i kosovarëve për ta demonstruar sovranitetin e tyre ndaj ndërkombëtarëve. Mirëpo, e vetmja forcë reale që ruan sovranitetin e Kosovës janë ndërkombëtarët. Si shkon kjo punë?

Published
Categorized as Analiza

Kur Zoti zbret në Llapushnik

Pushtimi qenka ai që paska ruajtur shqiptarët mos ia hanë kokën njeri tjetrit, në emër të féve të importuara prej gjithandej. Grupet radikale, të rinjtë në ISIS, mohimi, shembja, përdhosja e figurave të Nënë Terezes, Skënderbeut, tendenca e priftërinjve për të monopolizuar sa më shumë territor dhe historinë, janë monumentet e ferrit të këtij realiteti.

Published
Categorized as Analiza

Kodet psikotoksike

LAJMET – Çfarë asociacionesh mentale dhe shpirtërore mund të ngacmojë ta zëmë fjalia:Isa Mustafa duke qeshur dhe duke e përshëndetur në serbisht ia shtrëngoi dorën kryeministrit serb Vuçiç, i cili ia ktheu në anglishte» (frazë e huazuar nga mediat), në psikën e konsumuesit pa kushtetutë personale perceptimi?