Nateditë akuzohen mediat për mungesë etike dhe profesionaliteti. S’dinë ata më mirë, apo problemi është diku tjetër? Masat i detyrojnë ata të sjellin vetëm lajme groteske, ngase ky është kushti për t’i konsumuar.
Kategorie: Analiza
Ç’ është kombi nuk është shteti!
Demokracitë e zhvilluara bëjnë çmos për të gjetur formulën më adekuate të koekzistencës së kombeve në paqe brenda një shteti apo më shumëve, në Kosovë duan edhe një komb që ndoshta edhe e sajojnë si të dalë nga ky që është – shqiptar, por urojmë mos t’iu ndodhë si «maqedonëve».
Maqedonia antishqiptare apo vetëm gjeoracizëm?
Primatët politikë sabotuan shejntërimin e Nënë Terezës në Romë. Ky veprim i tyre rishkaktoi një valë akuzash e fyerjesh në kurriz të shqiptarëve të Maqedonisë. Historia e një mallkimi të padrejtë publik!
Good morning little Britain
Brexit – është kësti i fundit i shuarjes së një ish- superfuqie. Dora vetë do të sjell Britaninë e Vogël nga një anëtare me të drejta të plota edhe të refuzimit të proceseve të shumta brenda BE-së në një penge bilateralesh jotransparente (si Zvicra) për të mbijetuar!
Politika e psikozave
Kush i vrau aktivistët e partive të ndryshme kosovare para, gjatë e pas luftës? Njëra palë thonë se ata u ekzekutuan ndër veti. Pala tjetër akuzon funksionarët e partive të tyre: për të ruajtur fshehtësitë personale ata paskan eliminuar kolegët, dëshmitarët dhe gjithë tjerët që kanë pyetur për çështje, atëherë tabu. I treti grup beson… Continue reading Politika e psikozave
Maqedonia ose ontologjia e gazit
Maqedonia mund të ndodhë kudo, e veçanërisht në shtetet shqiptare ku gjithçka ekziston në modusin e paradetonimit.
«Kali i Trojës» si alternativë
Shprehja që dikur në shekullin 15 nisi rrugën si folje latine e që në shekullin 17 brenda frëngjishtes u gradua në substantiv, sot në shekullin 21, është bërë çelësi magjik që e sugjeron çdo i dyti foltar kosovar si të vetmen mundësi për të ikur nga ferri: Alternativa!
E tradhtuan amerikanët Kosovën?
Po studiuam kronikën e dialogut Kosovë – Serbi do të konstatojmë se: Serbia realizon agjendën e saj e Kosova (qeveria) është shndërruar në agjenci mobile asistente për realizimin e synimeve të Beogradit. Me presionin e Brukselit natyrisht, diktatin dhe vetot e «miqve të saj» që dikur e ndihmuan të çlirohet. Pse ndodhi kështu?
Gra e fëmijë në ISIS – debati pis!
Arbana Xharra publikoi një studim rreth prezencës së grave shqiptare në ISIS. Të dokumentuar deri në asht. U përndezën: motra hoxhallarësh, akademike me ferexhe dhe aktivistë pseudomarksistë jo për të dëshmuar të kundërtën – nuk munden – por për të denigruar, devalvuar faktet. Pse? Janë me ISIS, por nuk kanë guxim ta thonë hapur? Historia… Continue reading Gra e fëmijë në ISIS – debati pis!
Putini në Serbi varros Europën!
Putini ka intensifikuar marshin drejt Europës. Serbia nuk e donë BE-në për tu bërë anëtare e të civilizuarëve por për ta përmbys atë nga brenda. Pas shpalimit të doktrinës shtetërore serbe në aferën e Unescos çdo dyshim në këtë drejtim u mënjanua! Si të sillen shqiptarët në këtë kaos!
