Mbrëmë u shkrepën raketat e para, të cilat nga plotë lexohen si efekti i parë i politikës së Trumpit për të prishur marrëveshjen me Iranin. Kush i percepton sulmet e mbrëmshme si rutinë të luftës tashmë shekullore ndërmjet hebrenjve dhe filistinëve biblikë, gabon rëndë. Fjala është për një përplasje të re globale, që mund të… Continue reading Asimetria e gjysmëhënës shiite
Kategorie: Analiza
Viza historike për Yeşilköy
Dy perceptime janë bërë sërish aktuale. Njëri thotë: BE dhe tjerët diskriminojnë shqiptarët. Tjetri thotë se shqiptarët nuk meritojnë më shumë se kaq – prandaj humbin çdo tren të mundshëm të historisë. Cili shpjegim nga këta qëndron e cili jo? Duke kërkuar përgjigjen përfunduam edhe ne si shtetet shqiptare – në pashtegësi! Tjetër s’kanë faje… Continue reading Viza historike për Yeşilköy
Trump – Orfeu në DC
Nëse vazhdohet kështu Donald Trump do të përjetësohet si presidenti më i pa pushtet në historinë e presidentëve të SHBA-ve. Administrata e tij u përngjanë atyre gardianëve të psikiatrisë, të cilët, detyrën kryesore kanë që ta parandalojnë të çmendurin mos ikë nga qelia – kështu së paku e përshkruajnë ekspertët europianë konfliktin e Trump-it me… Continue reading Trump – Orfeu në DC
Në monarkinë e defektëve
I pari: tri tjerët janë kriminelë! I dyti: I pari dhe dy tjerët janë idiotë! I treti: I pari, i dyti dhe i katërti janë tradhtarë. I katërti: tri të parët janë defekta, të paaftë dhe të korruptuar! Mediat bëjnë sintezën: jetojnë në ferr! Kjo është ideologjia, programi, fryma se si funksionon politika shqiptare. Ata… Continue reading Në monarkinë e defektëve
Demokracia pa popull
Demokracia pluraliste e lejon, por legjitimitet me ndershmëri nuk kanë ata që bëhen kryetarë qytetesh vetëm me 15% të elektoratit. Ata që thonë se gjithandej kështu qenka, duke u krahasuar me perëndimin e kanë një defekt në analizë dhe matematikë: shtetet shqiptare ende bëjnë luftën me sigurimin e ujit të pijshëm dhe dritave. Demokracia pluraliste… Continue reading Demokracia pa popull
Epigonët kufomatikë dhe Marksi intim
Marksi konsideronte zviceranët budallenj; klasën punëtore gomare, Lassallin, themeluesin e socialdemokracisë gjermane „nigger judaik“, sllavët racë e ulët dhe … pikërisht këto kategori e kanë mitin absolut, si shkon kjo? Truri dhe politika janë çështje komplekse
Jalla, jalla osman aga
E dini kush është Osman Aga në këngën e Nenad Jovanoviçit? Bëhet fjalë për çerkezin e mbiquajtur Osman Topalli. Figura qendrore për deportimin dhe masakrimin e pakicave të krishtera brenda perandorisë osmane (1914-1923) si dhe njëri nga akterët kryesor në masakrën ndaj armenëve.
Rama dhe analistët
External point of view: Panelistët në «Zona e Debatit» nuk dështuan ngase nuk dinin, por ngase nuk ishin vetja, sepse operonin me akuza për çështje të paqena dhe që ua servuan ata që nuk ishin në debat dhe ata që në fund u pajtuan dhe dolën fitues. Pse ata, mediat dhe panelistët përfunduan si humbësit… Continue reading Rama dhe analistët
«Klubet 69»
Polemika e fundit u dukë sikur donte të bashkojë me çdo kusht Serbinë dhe Shqipërinë kundër Kosovës! Të dyja taborët nëpërmjet urrejtjes, njëra ndaj «kombit të vjetër» tjetra ndaj «kombit në bërje» i treguan botës se ata nuk e duan Kosovën kështu siç de fakto është: shtet i dytë shqiptar në Ballkan – ngase kështu… Continue reading «Klubet 69»
Kampanjat e agjenturave «globale»
Maqedonia është fushëbetejë organizatash “globale” apo pan-nacionaliste që nëpërmjet parasë duan të instalojnë një “rend të ri” në dëm të kulturave vendore. Dështuan dhe do ikin ngase rezultojnë poaq totalitare sa mostrat e tyre pararendëse.
