Marksi konsideronte zviceranët budallenj; klasën punëtore gomare, Lassallin, themeluesin e socialdemokracisë gjermane „nigger judaik“, sllavët racë e ulët dhe … pikërisht këto kategori e kanë mitin absolut, si shkon kjo? Truri dhe politika janë çështje komplekse
Kush ishte Karl Marksi në të vërtetë? Urrejtës i klasës punëtore, poshtërues e zviceranëve dhe hebrenjve apo njëri nga mendimtarët që më së shumti urrente sllavët se çdo lloj populli tjetër? Nga këmbimi i letrave private ndërmjet Marksit dhe Engelsit, shihet se më së paku Karl Marks besonte në realizimin e ndonjëhershëm të idesë së barazisë sociale qytetare. Kjo pikërisht se për ata që thoshte se mund të bëjnë revolucionin gjigant – punëtorët, i quan shtresa „komplet gomare“ dhe të pashpresa.
Në janar të këtij vitit u botua korrespondenca Karl Marks – Friedrich Engels nga Björn dhe Simon Akstinat „Marksi-Engelsi intim“ (2017). Edhe më tepër se kaq. Brenda librit është botuar edhe manuskripti radiofonik i debatit ndërmjet socialistëve par exellance të kohës sonë Harry Rowohlt (botues), Gregor Gysit pasardhësit të Erich Ernst Paul Honecker-it si dhe aktores berlinolindore Anna Thalbach. Apologjia e këtyre është qesharake se mëton të shubladizojë si banale (FAZ poashtu pas botimit të librit) pikërisht atë që psikanaliza e konsideron si perspektivën esenciale për ta ndërtuar në mënyrë korrekte psikografinë e çdo personaliteti: intimitetin, qenien pas maskave, atë realen që shpërthen pa presionin e grupit, mainstreamit, kohës, politikave. Dhe kjo anë e Marksit dhe komunistëve tjerë del raciste, fyese dhe dokumenton atë që u mveshet të gjithë filodemagogëve në historinë e personaliteteve të zhanrit; të jenë përherë demofob!
Lassalle-n, themeluesin e SPD gjermane e quajnë në shumë letra „nigger judaik“, zviceranët i kualifikojnë si „popull budallenjsh“, klasën punëtorë si „gomarë, turma që duhet përdorur“, si leckë dhe hedhur në margjinat e historisë ku edhe paskan vendin. Sllavët sidomos janë „racë e ulët“, (gjë që Marks e përsërit shpesh edhe si gazetar në Neue Rheinische Zeitung). Dhe ironia e fatit ishin pikërisht këta që me mësimet e tij krijuan botën bipolare, të blloqeve që edhe sot i prodhon afektet e veta vazhdojnë të ushqejnë konceptet e tyre mbi po atë utopi në thelb ahumane sikur të mos e kishin kaluar kufirin e hijes së kufomës së Leninit apo Stalinit.
Edhe më interesante në gjithë këtë rrëfim është sjellja e „elitave intelektuale“, mediave dhe dinamika e mungueshme brenda diskursit për ta debatuar këtë problem. Intelektualisht u përhesht njëjtë si në kohën e Sartre-s, Adornos dhe Horkheimer edhe tash. Pra u sabotua debati si në kohën kur në bllokun rusolindor ligjet bënte logjika e Zhdanovizmit e në këtë perëndimor ajo e filosurrogatëve të tij të shkolluar të gjithë tek agjenti i KGB Alexander Kojéve që nga Batialle, Bodieu, Arendt, Lacan e pasues?
Është kjo arsyeja pse Zhizhek, Eagelton, Agamben duan ta shpëtojnë marksizmin nga Marksi dhe t’ia dhurojnë atë hegelizmit të riinterpretuar sipas senzoriumit të homo digitalisit?
Pyetja që sot është megjithatë më interesante për studime: pse edhe sot përheshtet bërja e një psikografie reale të Marksit duke mos përjashtuar korrespondencat e tij private dhe dramat si Oleanum e të llojit? Pse apologjetët e tij janë po të asaj zone më shumë kulturore-mentale që ai i konsideronte „racë e ulët“? Pse një gjeniu në ekonominë politike t’i merret e drejta për ta përshkruar edhe si njeri, ashtu siç ishte; d.m.th. se as vetë nuk u besonte vizioneve të tij saherë u dilte turmave përballë.
Lenini i ka fajet që nuk kuptoj këtë apo pasardhësit e tij që nuk kuptojnë asnjërin e sidomos Marksin hiç?