Turqia për të realizuar strategjinë e saj ekspansioniste në zonat që i konsideron «mbetje osmane» edhe varrin e Muhamedit do ta çonte në ajër. Vetëm myslimanët shqiptarë s’duan ta kuptojnë këtë, se arabët që moti urrejnë neosmanët e Ankarasë për përdhunim të islamit për synime neo-ekspansioni. Ka më shumë se një dekadë që historian të… Continue reading Turqia përdhunon islamin
Kategorie: Analiza
Si të lexohet formula „Bashkim shqiptar“ në kuadër të BE-së
Çka ndodhi në Pallatin e Kongreseve në Tiranë? U vunë themelet e bashkimit shqiptar apo kemi të bëjmë vetëm një spektakël retorik? Anti-unionistët i ka kap paranoja e pro-unionistët inati! Parulla një tokë, një popull, një ëndërr megjithatë qoftë simbolikisht është një premtim i fortë në favor të Bashkimit. Më shumë hë për hë skanë… Continue reading Si të lexohet formula „Bashkim shqiptar“ në kuadër të BE-së
100 ditë vetëmallkim!
100-ditëshi i kësaj qeverie gati u bë. Kolumnistët, opinionistët mprehin lapsat para sajimit të provanive të radhës. Intensitetin e njohim, atë vertikalin: keq – shumë keq – tmerr – katastrofë – kataklizëm!
Vetëvendosja (nuk) është komuniste!
Dilema që u rishtrua se a është komuniste sepse nuk lejon konkurrencë për shef partie del e kotë, sepse forma e zgjedhjes shfaqet tek të gjitha partitë shqiptare, të cilat ende nuk ndahen dot nga stili i trashëguar i veprimit politik patriarkal.
Oh sa mirë me qenë popull!
Populli – ende pa e rrokullisur nëpër dhëmbë këtë fjalë se ç’nisin ndjenjat të na vënë trupin në lëngim. Nën e mbi lëkurë djersët lumë. Hyjnitë, perënditë, heronjtë, engjëjt na duken xhuxhë statikë kopshteve pa lule karshi parafytyrimit për popullin. Popull – fjalë e madhe, e rëndë, e shenjtë, eh, ah popull! Unë, ti ai,… Continue reading Oh sa mirë me qenë popull!
Loja me fé
Tetovë, janar – MacDonald, Holiday, Gold quhen firmat që rrethojnë vendparkimin ku kolegët tanë norvegjezë e amerikanë presin informantin e tyre. Shumica e veturave kanë targa zvicerane, gjermane ose zyrtare. Nga kjo copë disa metrakatrorëshe duket sikur kulturat lokale të Tetovës t’i ketë përpirë globalizimi.
Helvetizimi do të ndodhë!
Pse helvetizim? Marrja e përgjegjësisë qeverisëse nga shumica e partive kryesore. Kjo formë e kopjuar nga sistemi zviceran i demokracisë së drejtpërdrejte ka vlejte shumë në shoqëritë problemeshumë dhe me çarje të thella ideologjike ndërmjet «elitave kryesore politike».
Thaçi – për pushtetin apo Kosovën?
Opozita është e vendosur: ose qeverinë ose përsëritje të zgjedhjeve! Duket sikur Hashim Thaçit mos t’i ketë mbetur tjetër veç se ta pranojë Ramush Haradinajn për kryeministër dhe ta përkrah në ato sfera ku ai dështoi. Çdo manovër tjetër – thuan analistët çon në periudha pa qeverisje dhe ndoshta edhe në acarime të panevojshme? Apo… Continue reading Thaçi – për pushtetin apo Kosovën?
Skuadrat efektive të BE-së
Shumë kohë më parë Vuçiç paska telefonuar gjithandej se mund të ndodhë një dramë gjatë lojës Shqipëri – Serbi? Nga e dinte Beogradi këtë punë? Kush brenda instancave të BE-së vendosi të dalë me qëndrim për eksesin? Emrat, personat? Çka bën BE kundër racizmit të shprehur nga primatët serbë kundër shqiptarëve? Shumë pyetje që presin… Continue reading Skuadrat efektive të BE-së
Kur shoqëria shpëtoi shtetin nga kolapsi
Janë arrestimet spektakulare të imamëve dhe radikalëve qimeçartur që do të dominojnë kronikën e vitit që ikë? Apo hadesi i pritjes gjashtëmujore, ai modus mortus-i që primatët grindavecë ia detyruan vendit do të jetë monumenti monolit i copëkujtesës me numrin 2014? Dronin në kryeqytetin serb sigurisht se nuk do ta harrojë kush, madje dyshojmë se… Continue reading Kur shoqëria shpëtoi shtetin nga kolapsi
