Helvetizimi do të ndodhë!

Pse helvetizim? Marrja e përgjegjësisë qeverisëse nga shumica e partive kryesore. Kjo formë e kopjuar nga sistemi zviceran i demokracisë së drejtpërdrejte ka vlejte shumë në shoqëritë problemeshumë dhe me çarje të thella ideologjike ndërmjet «elitave kryesore politike».

Se ky kompozicion është më së i nevojshëm në Kosovë u pa edhe në përqindjen e ulët të votuesve – pas një propagande aq intensive të partive dhe tjerëve për pjesëmarrje. Mesazhi i jovotuesve: «Në asnjërën parti nuk kemi besim të mjaftueshëm»! Rezultat që preku gjithë estabilshmentin politik e jo pra njërën apo tjetrën parti. Progresi, debllokada bëhet e mundshme vetëm me një aleancë të gjerë. Parti të caktuara mbyllën vesh e shqisat tjera për mos e perceptuar drejtë këtë votum të demosit. Vazhdojnë kryelartë të sfidojnë lirinë sikur të ishte pronë e tyre personale. Opozita mirëpo duket se e kuptoi imperativin.

PRONTOKULTURA QEVERITARE

PDK, në koalicion me partitë e spektrit islamik dhe radikalinskive tjerë minorë, doli partia e parë. Hashim Thaçi dëshmoi se si një politikan karizmatik dhe i përgatitur fortë jorrallë vlen edhe më shumë sa krejt partia bashkë. Në rastin e Thaçit zotësia e tij spikatet edhe më shumë sepse një pjesë e tepërt e partiakëve të tij i përkojnë «pronto-kulturës-politike». Asaj që nuk shokoi vetëm plak e foshnjë por edhe youtube-n vetë. Jo enkas fjalori hiperbanal por më shumë njerëzit tronditi «koncepti i tyre» favorizues ndaj nepotizmit, kriminalitetit. Pra të fundit ata i konsideronin «çështje kafeje», shtetin dhe marrëdhëniet ndërkombëtare i bënin në nivelin «po bre qe isha qaty folëm me …hihi… po na japin vizat po doket».

Në fakt rezultati i zgjedhjeve edhe dihej. Ai do të ishte për Thaçin, mirëpo jo për ndryshimin. Jo për korrigjimin e kursit në shumë sfera të shtetit dhe shoqërisë kosovare. Thaçi nuk u distancua nga shumë personalitete të inkriminuara dhe të paafta rreth tij dhe nuk u zotua se qeveria e ardhshme do të jetë pa pronto, por vetëm premtonte paré.

PARAPROVIMI I OPOZITËS

Opozita nuk kishte zgjidhje tjetër. Dhe për dallim nga Thaçi ajo të gjitha sinjalet që i transmeton i ka patriotike e jo pushtetore. Pse? Partia kokëfortë dhe po aq kundër partive të koalicionit opozitar sa edhe ndaj pozitës, Vetëvendosje!, gëlltiti edhe gurrë dhe u prononcua pro ndryshimit. Isa Mustafa hoqi dorë nga një post aq i rëndësishëm siç është «Kryeministri» dhe i lëshoi vendin një partie tjetër më se dyfishte më të vogël vendin. NISMA nuk nguli këmbë në asnjë post të pamundur dhe madje nuk i kushtëzoi partnerët as me emra a personel të caktuar. Haradinaj ende pa u zgjedhur quan veten kryeministër dhe të parën që bëri i shpalli luftë krimit, nepotizmit dhe çka është shumë me rëndësi: rikonfigurimin e dialogut me Serbinë, respektivisht ngritjen e kualitetit të tij që jo vetëm Serbia t’i marrë shpërblimet për sukseset por më shumë Kosova.

PROBLEMET

  1. Koalicioni ka frikë nga presionet e VV-së nesër, sidomos në fushën e kontratave të shtetit të Kosovës me partnerët ndërkombëtarë. Opinionistë të ndryshëm pikërisht tek shokët e «paparashikueshëm» të Albin Kurtit e shohin dështimin e një qeverie të tillë. Gabim. Përkrahja në formimin e qeverisë nuk do të thotë patjetër edhe nënshkrim i programit të qeverisë së nesërme. Nuk nënkupton diktat e kushtëzim me synimin për izolimin e Kosovës. Këtu ka shumë hapësirë për manovrim: nëse qeveria Haradinaj premton se vetëm me kualitetin që premton do të vazhdojë dialogun, atëherë kjo strategji përputhet edhe me politikën afatgjate të VV-së rreth vulosjes së pavarësisë dhe sovranitetit dhe më tej. Me këtë VV nuk e depopullarizon veten si armike e partnerëve ndërkombëtare dhe rritet edhe më shumë për shkak përgjegjësisë që merr për hir të vendit. Pra sakrifikon egoizmin dhe bën kompromise për hir të vendit.
  2. U fol shumë për presidenten dhe kushtetutën. Se këta dy do të bllokonin lindjen e një qeveria të tillë. Sërish arsyetime politike e jo objektive. Kushtetuta e Kosovës e parasheh se fituesi ia bënë kërkesën për qeverisje dhe asgjë më shumë. Nëse ky dështon, çdo opsion është i hapur. Tek presidentja shkon koalicioni i ri me votat e mjaftueshme dhe presidentja nuk ka shteg pa e njohur qeverinë. Precedentët janë më shumë se dy a tre dhe në teoritë aktuale mbi demokracitë është bërë zgjedhje standarde, sidomos për të luftuar neonazistët, populistët, të korruptuarit e shumëçka tjetër.
  3. Demonizimi i koalicionit nga militantët, të paditurit, të «pavarurit» me qëllimin për t’i frikuar ndërkombëtarët se edhe koalicioni është poaq i korruptuar (pa lëshuar asnjë fakt konkret) është edhe një problem plus që irriton qytetarët edhe më shumë. Se qeveritarët aktuale përpiqen që të shfrytëzojnë çdo mundësi për ta ruajtur pushtetin është gjë krejt e natyrshme, porse media e kuazianalistë dezinformojnë dhe kalkulojnë qëllimisht për t’i destabilizuar partitë nga brenda shprehet tek analistët e mediave të pavarura të cilët degradojnë marrëveshjen si “të kafeneve” ose si të tilla që do ta humbin besimin për shkak se nuk e mbajtën fjalën për zënien e karriges së kryeministrisë. Konkretisht: LDK ndryshoi qëndrim. Nga disa analistë u interpretua si deficit në besueshmëri. Jo partia bëri gabim, por analistët i kanë antenat me kokë në tokë. Është tjetër kur vetëshkel fjalën në të mirë të vendit e krejtësisht tjetër do të dukej poqëse Isa Mustafa do të rrezikonte edhe stabilitetin e vendit në favor të postit të kryeministrit.

Pastaj nuk ka teori serioze mbi demokracinë – së paku jo terrestrike – që parandalon koalicionet përtej partisë së madhe në favor që krijimit të një qeveria më stabile. Vetëm formaliteti protokollar është i rëndësishëm dhe kushti tjetër; një presidente jo marionetë që vepron konform ligjeve dhe kushtetutës dhe interesave të vendit.

KUSHTI PËR POLITIKËN

Koalicioni do të fitojë si do që të jetë procedura formale e certifikimit, shpalljes, konfirmimit. Bëhet fjalë se me zgjedhje të reja apo pa to. Pa to do të ishte edhe më mirë sepse Kosova nuk e ka luksin e qëndrimit sezonal në gjendje elektore. Ky koalicion është më i nevojshmi për Kosovën, sepse nuk bëhet fjalë për një apo dy parti, por për kryesoret është provim në të cilin i vunë masat: o bëni politikë për Kosovën e jo me çdo kusht për pushtetin o ikni. Helvetizimi i politikës kosovare shihet se është kusht i masave dhe rruga e vetme që vendi të zgjedh problemet, shumicën e të cilave as që i ka identifikuar si duhet.

Related

Çibani gjerman në trurin shqiptar

Merkel zgjodhi Beogradin si qendrën nga ku i dha...

Albin Kurti si projeksion i një mentaliteti në huti

Asgjë sot nuk bëhet më pa projekt. Intelektuali që...

Aura e Mesias dhe autoriteti i Mahmutit

Kur kritikon qeverinë të thonë prit se herët. Sikur...

Fanatikët kërcënojnë Laviatanin

Në Obiliq zyrtari ngacmon seksualisht një grua. Dënimi: kod veshjeje për qytetarët. Në Gjakovë një autor bën thirrje dhe nxit kundër myslimanëve. Dënimi: policia vepron pa procedurë ligjore si në Afganistan dhe e burgos atë. Në Tiranë; një humorist bën shaka me ezanin. Dënimi: xhemati i një imami radikal salafist bën ligjin sferave publike. Këto veprime nga sekularët dhe tjerët lexohen si tendencë për të instaluar sheriatin. Shteti dhe mediat ose heshtin ose luajnë indiferentin. Si duket me qëllim: sa më shumë provokime aq më keq për myslimanët. Gjersa radikalët besojnë të pushtojnë shoqëritë myslimanët duhet të kenë frikë për lirinë dhe xhamitë e tyre. Pse?

Testamenti i Milladinit

Rama tha se Kosova nuk ka gjasa ta padis...