Cyberpoetika

Molecular Thoughts

Në World Wide Web tashmë bëjnë jetë krijimet e rreth 300 «letrarëve» shqiptarë. Cyberletërsia – një formë e re në artin e të të shkruarit?! U bë letërsia hiperfiktive shqiptare? Apo gjithçka mbetet në kufinjtë e vitrinizimit edhe të atij «malli» që më parë «dyqanet e polisit tonë kulturor e letrar» nuk e pranonin për… Continue reading Cyberpoetika

Pledoaje për kritikën letrare

«Nëse deri tani nuk u ka rënë vetë ndërmend se kritika letrare është një bastard ndërmjet shkrimit të bukur, shkencës dhe gazetarisë, atëherë më në fund do e kuptoni këtu» (Eva Menasse Recenzente e gazetës FAZ nga Vjena) Çka është e çka s’është kritika letrare? Cila është historia e saj, respektivisht e kaluara e kritikës… Continue reading Pledoaje për kritikën letrare

Pse s’na lexon askush

Autorët dehen me lëvdata të ndërsjella, citojnë vargje të njëri tjetrit në mënyrë teatrale, sajojnë recensione që kur t’i lexosh ke përshtypjen sikur të jetë ringjallur Danteja.

Published
Categorized as Kritika

Stresi i rehablitimit

Gjenerata krijuese që është ngritur në kohën e sundimit komunist ka për synim shpërlarjen publike nga fajet e bëra në të kaluarën. Gjatë kësaj shpërlarje e pësojnë shumë faktorë, sidomos gjenerata krijuese në lulëzim e sipër. Krijohet përshtypja sikur shqiptarët kanë vetëm një vetëdije, atë historike, dhe atë të historisë së individëve të caktuar krijues… Continue reading Stresi i rehablitimit

Historia e «plotë» evropiane – shqiptarët në hënë?

HISTORIOGRAFIA EVROPIANE PAS VITIT 1945- Rezistenca hungareze dhe «Pranvera e Pragës» trajtohen si cezura që vunë në dridhje sistemet komuniste të Evropës së Kuqe. Lëvizjet masive shqiptare të 68-ës dhe Pranvera e 81-it nuk figurojnë askund? Pse?  Çka janë ato? Asnjë historian perëndimor nuk ka dëgjuar gjë për to. Pse të ishte ndryshe kur as… Continue reading Historia e «plotë» evropiane – shqiptarët në hënë?

Ethnocircus: Edeni i «Weltwoche»-s

Revista «Die Weltwoche» është kundër shqiptarëve, afrikanëve, migrantëve, zviceranëve prej letre, myslimanëve, sikhëve, azilkërkuesve, femrave zvicerane që martohen me të huajt dhe lexohet nga 400mijë helvetikas javë për javë.