Në diskotekat dhe klubet e Helvecisë: Në shumicën e klubeve zvicerane shqiptarët e kanë të ndaluar hyrjen. Arsyeja: «Ata janë agresivë dhe brutalë», na thonë pronarët. Kosovarët e mohojnë këtë. Faktet janë në anën e tyre, se megjithatë nëpër listat e policive vendasit e mbajnë vendin e parë. «Lajm» gjurmëve të një diskriminimi.
Autor: Xhemal Ahmeti
ka lindur në Lugmir [Dobërdoll] të Maqedonisë. Ka mbaruar Historinë e Arteve, Mediat, Historinë, Antropologjinë Sociale [lic. MA+] Religjioshkencat dhe Filozofinë [Dr.phil|] . Ka punuar si kryeredaktor i disa të përditshmeve shqiptare dhe si redaktor në gazeta zvicerane. Aktualisht dhe ndër tjera punon në Universitetin e Freiburgut (Zvicër) si hulumtues shkencor i religjioneve. Autor i disa veprave me prozë, ese, kritikë letrare dhe studimesh shkencore. Jeton në Bernë.
Teki Dervishi – Demiurgu i postmodernës shqiptare
He ç’a kali je! Po le mor at punë o budallë! Ishte reagimi tij pasi që i thash se e kam vendosur ta shkruaj historinë kulturore të shqiptarëve në gjermanisht. Herën e fundit kur e takova në Zürich, gjatë një takimi me ministrin e atëhershëm të Kulturës Haraçija, pyetjes sime: Ç’a je tu shkrujt tash?… Continue reading Teki Dervishi – Demiurgu i postmodernës shqiptare
Rreth flamurit të bashkuar – në Sllupçan
Tokat shqiptare i ka përlarë tërmeti. Për të mirë. Sali Berisha do ta bëjë Tiranën e Shekullit. Hashim Thaçi shpejtë do ta fusë Kosovën në BE dhe NATO edhe poqëse Blerim Shala përfundon në psikiatri. Gazmet Aga Myslimani po si Isa Boletini ka dalë në mbrjojtje të grave që don ti mbysë në ujë SVP.… Continue reading Rreth flamurit të bashkuar – në Sllupçan
Metanoja
Është e «natyrshme» që serbet nuk duan të pranojnë se «zemrën» nuk e kanë në Kosovë. Kështu sillen shumica e «humbësve» në kohë shoku. Paradoksale është sjellja e kosovarëve: me gjitha shanset e tyre për të ecur para, ata vazhdojnë të mbeten pengj të miteve dhe «lugetërve» të tyre të gjallë e të vdekur.
«Enveristët» dhe «titistët» e ditëve tona
Lëvizjet antijugosllave ishin të gjitha enveriste. Ato që nuk ishin të tilla degjeneruan duke u marrë me veten. 68 dhe 81 janë vepra të tyre. UÇK është vepër e tyre. Kontratat me CIA-në, MI6 dhe shërbime tjera e sidomos me Perëndimin në përgjithësi në lidhje me pavarësimin e Kosovës janë vepër e tyre. Gjithë ata… Continue reading «Enveristët» dhe «titistët» e ditëve tona
Qosja dhe Kadare II
Teza më re e akademikut Rexhep Qosja është: Ismail Kadare është një mit i krijuar nga diktatura enveriste. Sa qëndron një tezë e tillë dhe çka synon akademiku mjekërbardhë nga Prishtina me fushatat antikadare? 1. KRIMI DHE ARTIJohann Wolfgang von Goethe. Këtë emër sigurisht se e njeh çdokush. Atë që pothuaj e di vetëm një… Continue reading Qosja dhe Kadare II
Censurë për katarsis
Përveç komunikimit banal si «F… yourself» dhe «lol» deri në alivanosje, në rrjetet e shqipëruara sociale dhe forumet e mediave, shtohen thirrjet për linçime, difamimet, shpifjet, nxitjet dhe denigrimet. Si reagojnë mediat?
Triumfi lumor i harmonisë
Ese mbi artin e piktorit Ali Sinani, i cili sjell një art thellësisht të pastër, një art që kritikut ia bën të rëndë klasifikimin e tij në njërin nga -izmat, shkollat, stilet, drejtimet e muzetë e artit. Origjinal-pur!
Antithesis: Gafa e Shqipërisë etnike
Përveç atyre që besojnë se sa më radikalë të bëhen aq më e dukshme do t’iu bëhet silueta publike, askush vërtet nuk beson në idenë e vjetruar të rilindëseve shqiptarë. Kundër tezës së krijimit të së ashtuquajturës «Shqipëri etnike» flasin një mori faktesh. Shumica e tyre nuk kanë të bëjnë më faktorin ekstern, siç pandehin… Continue reading Antithesis: Gafa e Shqipërisë etnike
Identitetet tona
Pse dy kolosët e realizmit socialist Qosja dhe Kadare sillen si autoritetet absolute të kopesë kur bëhet fjalë për identitetin fetar, kulturor e nacional të shqiptarëve? Ç’janë shqiptarët oksidentalë apo orientalë?
