Nëse doni që t’iu shpifen fjalët si «mision», «i famshëm», i «madhi», i «shenjtë», atëherë lexoni shqiptarët. Pra lexoni mediat dhe publikimet shqiptare dhe shëroheni njëherë e përherë nga epidemia e ekzagjerimit dhe superlativave.
Autor: Xhemal Ahmeti
ka lindur në Lugmir [Dobërdoll] të Maqedonisë. Ka mbaruar Historinë e Arteve, Mediat, Historinë, Antropologjinë Sociale [lic. MA+] Religjioshkencat dhe Filozofinë [Dr.phil|] . Ka punuar si kryeredaktor i disa të përditshmeve shqiptare dhe si redaktor në gazeta zvicerane. Aktualisht dhe ndër tjera punon në Universitetin e Freiburgut (Zvicër) si hulumtues shkencor i religjioneve. Autor i disa veprave me prozë, ese, kritikë letrare dhe studimesh shkencore. Jeton në Bernë.
Lotët e Nietzsche-s
Vjeshtë në Venedik. Një turmë pëllumbash merr hov tërbueshëm nga Palazzo Agnusdio o dei quattro Evangelisti drejt Canal Grande-s. Turistë vërdallen gjithandej hutueshëm, sikur të kërkojnë – po si ata perëndimorët lumenjve indianë të Amerikës së mëvonshme – ndonjë copë ar ose një hektar dhé për jetë e për varr. I pa përlarë nga magjia… Continue reading Lotët e Nietzsche-s
Kundera dhe legjenda e kasapit islandez
Në romanin më të ri të tij “Injoranca” Kundera edhe njëherë më shumë, kësaj rradhe në mënyrë më të koncentruar, i qaset emigrantit, si qenie me identitet të humbur.
Trashëgimtarët e Dantes
Valerio M. Manfredi, Umberto Eco dhe Alessandro Baricco. Tre autorë me tre histori, tre romane që sjellin imazhin e tre epokave dhe kulturave të ndryshme dhe që vetëm dy gjëra i kanë të përbashkëta: atdheun e tyre, Italinë dhe famën e arrirë ndërkombëtarisht.
Ali Podrimja ose ura e gjallë kulturore
Ali Podrimja është dhe mbetet aktualisht figura më integrative intelektuale e kulturore shqiptare. Ai është pikërisht ajo Ura e gjallë e bashkimit kulturor të shqiptarëve që aq shumë e dëshirojnë idealistët. Restaurant «Artemisia» në Kramgasse 74 të Bernës. Aty ishte ulur një mik i imi që jorallë kthehet në Bernë si «turist». Me njërën dorë mbante shtrëngueshëm… Continue reading Ali Podrimja ose ura e gjallë kulturore
Odiseu nuk kthehet më!
Greqia, respektivisht letërsia greke, kur ishte e ftuara speciale e Panairit e librit në Frankfurt (2001), Shtëpitë Botuese perëndimore, si zakonisht, iu përveshen organizimit të (ri)prodhimit industrial të veprave të vendit të promovuar si mysafir të panairit.
Vepër monumentale për Sartrin
Jean-Paul Sartre është mendimtari kryesor i shekullit 20. Filozofi i njohur francez Bernard-Henri Lévy ka shkruar biografinë e krijuesit të teorisë së ekzistencializmit. Libri i tij «Shekulli i Sartr-it», konsiderohet si biografia më e suksesshme dhe më objektive që është shkruar ndonjëherë.
(Auto)biografia e një ekzekutimi publik
Shkrimtari dhe filozofi i njohur francez Bernard-Henri Levy në romanin e tij të fundit «Kush e vrau Daniel Pearl»-in ka bërë rikonstruimin e vrasjes së gazetarit të «Wall Street Journal» në Karaçi. Përveç kësaj ai pretendon të ketë zhvilluar teorinë mbi «dimensionin antikulturor të xhihadizmit».
Testamenti i fundit i Oscar Wilde
Ditari (fiktiv) që tronditi skenën letrare angleze ose shkrimtari që edhe 99 vjet pas vdekjes nuk e le të qetë ndërgjegjen angleze.
Umberto Eco në kërkim të vetvetes
Umberto Eco me romanin «Flaka misterioze e mbretëreshës Loana» ka bërë autobiografinë e ilistruar të postdmodernës evropiane. A mund ta finalizonte dikush tjetër një projekt të tillë më mirë se i urti gjenial nga Piemonti?
