Metaforë për dy sfniksa të vërbuar

Nëse vërtet është ashtu, siç na thotë Bibla; “Në fillim, ende pa u krijuar bota, ishte Ai, që është “Fjala”…nëpërmjet tij u krijua gjithçka” – atëherë le të besojmë e shpresojmë në një takim ndërmjet këtyre dy poleve. Ndërsa „metaphorà“ [antologjia e autorëve shqiptarë në Zvicër] është e mbushur përplotë me fjalë!

Lirika si “imazh gjuhësor”

Sabit Gecaj është poeti i parë kryekëput imazhist i Letërsisë Shqipe (kjo nuk do të thotë se asnjë poet tjetër, ndonjëherë, nuk ia ka qëlluar duke bërë (pa)vetëdijshëm një «imagio», mirëpo deri tani askujt nuk mund t`ia «mveshim» këtë si stil).

Tradhtia, poezia, shteti dhe poeti

Poeti Visar Zhiti ka një ëndërr, një vizion të shqetësuar dhe dëshirë që nuk bie në ujdi me kohën. Ajo ec ngadalë për të, shumë ngadalë për qëllimet e tij. Ritmi i jetës së universit njerëzor duhet ndryshuar. Ai ka krijuar modelin e ardhshëm se si do të funksionojë vetëdija humane. Në çdo varg të… Continue reading Tradhtia, poezia, shteti dhe poeti

Sinfonia e dielltë e qenies

Nuk duhen shumë llogaritje për të bërë të dukshme piramidën e krijuar nga Isuf Sherifi që ka këtë destinacion: autoidentitet (themel) – universalitet (bota e kulturave, zhvillimi kulturor) – art (kulmi i piramidës, poezia). Kështu është i ndërtuar Olimpi në veprën “Ndarjen nuk e nënshkruaj”(Shtëpia Botuese “Rozafa” –Tiranë). Kjo strukturë përmbajtësore na bën të qartë… Continue reading Sinfonia e dielltë e qenies

Më tepër se jeta

Eksodi, dashuria, lumturia, krimi, vdekja, atdheu, dështimi, ngritja dhe përplasja janë stacionet gërryese nëpër të cilat kalon poeti Bujar Salihu për të ndërtuar planetin e tij të dashurisë «Më pak se jetë». Në çdonjërën poezi ka një fotografi tejet të çiltër të një fenomeni a segmenti jetësor nëpër të cilin përshkohet apo rrethohet qenia njerzore.… Continue reading Më tepër se jeta

Një libër kotfare

Libri «Shqip» , i autorëve B. Shader dhe Femzi Braha, më shumë i përngjan një reviste informativo-kulturore, ku autorë të ndryshëm në mënyrë spontane kanë kontribuar duke mbledhur ( e më shumë shkrujatur vetë) poezi, receta për ushqime të ndryshme si hallva dhe sarma, gjëegjëza, fjalëkryqe, këngë, skeçe, humor të Nastradin Hoxhës, tregime, biografi njerëzish… Continue reading Një libër kotfare