He ç’a kali je! Po le mor at punë o budallë! Ishte reagimi tij pasi që i thash se e kam vendosur ta shkruaj historinë kulturore të shqiptarëve në gjermanisht. Herën e fundit kur e takova në Zürich, gjatë një takimi me ministrin e atëhershëm të Kulturës Haraçija, pyetjes sime: Ç’a je tu shkrujt tash?… Continue reading Teki Dervishi – Demiurgu i postmodernës shqiptare
Kategorie: Letërsi shqiptare
Drama për shkronjat e djegura
Botimi në gjermanisht i librit «Ndiz dritën magjike» i autorit Sali Bashota është një veprim i mirë dhe i qëlluar. Përkthimi, pjesërisht çalon, le hapësirë për dëshprime dhe huti.
Rrëfimi për ekzilin dhe Parisin
Bajram Sefaj: «Parisi kot», roman, botoi «Rilindja», Prishtinë. «Parisi kot» është një tregim ngushëllues universal për gjithë ata që kanë braktisur pa dëshirë vendin e tyre. Për ata që janë «çrrënjosur» nga epiqendra e jetës së tyre, siç del Kosova në këtë rast, kur lexojmë romanin e Bajram Sefajt
Ditari dramatik i Arbës
Romani formëditari [Onufri-Tiranë, 2004]«Kur qiejt përmbysen» i Valbonë Krasniqit, botuar nga Onufri i Tiranës i përngjan një dokumentari të suksesshëm mbi jetën dhe peripetitë e kosovarëve gjatë luftës.
Dafina ose kronika e tragjedisë kosovare
Romani «Jetë e ndalur» («Sheshi», Prishtinë) i Rifat Haxhiajt është një pasqyrë reale e jetës shqiptare në mërgim, në Kosovën e para- gjatë dhe pasluftës. Përkundër mangësive që ka në planin artistik ai të shtyn të mendosh për shumë aspekte e defekte të shoqërisë shqiptare.
Përmendore për Nënën që ruajti poezinë nën dhé
Me veprën «Dorëshkrimi nga dheu» (Rozafa 2003, Prishtinë) Mustafë Xhemaili e ngre përmendoren më të bukur letrare që është bërë ndonjëherë për Nënën. Njëkohësisht sjell dokumentin faktik për pozitën e Letërsisë në Kosovë gjatë periudhës së komunizmit jugosllav.
Podrimja në ikje nga «personazhët» e tij
«I kujt je, Atdhe» është sprova më e re që mëton të jetë antologji. E përpiluar nga hiç më pakë se Ali Podrimja. Ajo është e mangët, mirëpo megjithatë e para mbi autorët e viteve të 90-ta.
Këngë për jetën përtej vdekjes
Isuf Sherifi: «Udha e kripës», botoi «Mëmëdheu», 2002, Sankt Gallen.
Rrëfimi nga spektri i mikroqenies
(Hiqmet Meçaj «Kukullat e pyllit», roman).»Kukullat e pyllit» jane dy libra në një. Dy romane të mbështjellur me një palë kopertina. Njëri roman ka për kryepersonazh Admetin dhe rrëfen jetën e tij në Kajat në kohën e diktaturës
«Fletëhyrje për në varr»
«Fletëhyrje për në varr», botoi SHB «Dardania» Tiranë.
