(Anti)nacionalizmi shqiptar

HISTORIA E NJË DEBATI. Dy modele nacionaliste iu imponohen shqiptarëve: I pari kërkon prej tyre ta përqafojnë etnonacionalizimin, ndërsa i dyti apelon për një patriotizëm kushtetutar. Shkencëtaret kërkojnë diçka të tretë. Se çka duan masat nuk di kush gjë. Historia e një debati të kamufluar.

Egotuneli i minitiranëve

«Çka ne na nevojitet është evolucioni e jo revolucionet», thoshte biokimiku dhe filozofi gjerman Frederic Vester. Formulë që më shumë se çdo kush tjetër shqiptarët duhet ta bëjnë grafitin syplasës mureve të mjerimit të tyre. Nëse për hiçgjë tjetër, atëherë për t’i luftuar tiranët e tyre të vegjël e të mëdhenj. Biokimiku gjerman Frederic Vester… Continue reading Egotuneli i minitiranëve

Spinalongat shqiptare

Harta sociale dhe psikologjike shqiptare është përplot ishuj, ku mezi mbijetojnë të mallkuarit: të papunët, femrat e diskriminuara, fukarenjtë dhe të izoluarit. Ata vegjetojnë nëpër getot e tyre. Kush janë fabrikuesit dhe kush viktimat që bëjnë jetë bërrakoreve tona?

Dialektika e kosovarizmit

Çdo shtet e ka një identitet kombëtar. Shqiptarët i kanë dy shtete dhe ende nuk e dinë saktë se sa identitete i kanë. Do thonë një, të tjerët dy, të tretët pesë e nuk mungojnë as ata që janë të bindur për asnjë. Historia e një debati që sillet në rreth.

Për pare, fé e atdhe

Demokracia nuk po ecë. Idenë e tregut të lirë e tjetërsuam në treg të zi. Religjione të caktuara kërkojnë rend shoqëror, i cili qysh në mesjetë shihej si i prapambetur. Nga ky dezorientim përfitojnë radikalët e çdo sekti e tabori të mundshëm.

Destruktorët e demokracisë

Transicioni në Kosovë nuk do të mbarojë ndonjëherë, sepse ai as që ka filluar. Një përpjekje për të përshkruar anatominë e demokracisë kosovare, e cila rri stoikisht në listën e shteteve joliberale dhe të deleguara.

Pledoaje për moralin e ekonomisë

Profesori çek Tomáš Sedláček botoi librin «Ekonomia e së Mirës dhe së Keqes». Mediat evropiane e festojnë si intelektualin par exellance të kohës. Bestselleri që u proklamua në spikamë të ketë vënë kapitalistët, del si pledoaje, si mbrojtje të një morali historik ekonomik që nuk e gjejmë dot.

Cybermobbing – ose letër mediave

«Ah-ti-fete k…», «Kosova është mafi», «O kte…vetëm plumbi e drejton», «hajna, tradhtarë, konopi u vjen hakut», «Ç’ kopili ore. Është mësuar ore kjo shkërdhatë Tropoje të na…» Këto janë disa nga shembujt e marrë nga forumet e ca mediave serioze shqiptare. Cybermobbing-u në formën më brutale të tij.