Pas politikës, pushtetit, ekonomisë dhe religjionit Erdogani donë edhe shkollat shqiptare – nga fillorja e deri në fakultet. Për këtë ka krijuar fondacionin Maarif. Ndaj këtij synimi ekspansionist të formës sovjetiko – kineze heshtin të gjithë: qeveria, mediat, politika. E duan ndoshta një sistem si ai i Ankarasë? Gjatë luftës së ftohtë transatlantike, amerikanët sponsorizonin… Continue reading Erdogani synon shkollat shqiptare
Schlagwort: Hashim Thaçi
Thaçi
PSIKOGRAFI PRIMATËSH (II) / Hashim Thaçi. Qëmoti ky emër na duket të jetë magnet që adopton dhe natyralizon çdo epitet të mundshëm negativ. Nuk mungojnë as sakralizimet. Miqtë ndërkombëtare (ende) nuk e japin. Madje as atëherë kur ca prokurorë ndërkombëtare besojnë ta kenë identifikuar si kapon e nëntokës së gadishullit.
Revoltat shqiptare
Kur pashë se si dy komandosë të pushtetit kishin shtrirë përdhé një protestues vetëvendosa të reflektoj mbi natyrën e revoltave shqiptare. Ja çka doli: 1.Shqiptarët kurrë në historinë e tyre nuk kanë qenë as shpikës, as nxitës e as promotorë të ndonjë revolucioni përmasash universale. As në kontekstin lokal nuk kanë trazuar ndonjë tullë në… Continue reading Revoltat shqiptare
Elitat dhe Bërrylokracia
Vaji për ata që ikin prej nesh në këtë sezone vdekjesh është i natyrshëm. E panatyrshme dhe morbide është sjellja e pushteteve shqiptare ndaj atyre që i kanë varrosur për së gjalli. Një lloj historie mbi elitën shqiptare.
