ESE / Shqiptari ushqehet si turku, italiani; vishet si amerikani, francezi; shkruan e reflekton si gjermani, anglezi; beson si arabi, hebreu; dashuron si beduini dhe italiani; vetëm politikën e bën si donë vetë: për interesin personal, të fisit, klanit dhe të gjakut!
Kategorie: Eseistikë
Wikimania
Wikipedia – enciklopedia më e absorbuar e planetit ka revolucionarizuar perceptimin human ndaj dijes. Për të mirë apo për të keq? Historia kontroverse e një biblioteke pa libra.
Manifesti pragmatikëve
Dy mendësi paskan kapur diskurset shqiptare; prijnë nacionalistët dhe nihilistët. Vërtet? Të parët i hasim gjithandej, të dytët nuk i gjejmë dot. Gjatë «debateve» rreth identitetit, bashkimit kombëtar, religjioneve, përveç etiketimeve tashmë klasike; «patriotë» e «tradhtarë» u adaptuan edhe kategorizimet si «nihilistë», «kozmopolitë», «servilë», etj. Edhe pse kjo nuk është ndonjë risi e diskurseve shqiptare… Continue reading Manifesti pragmatikëve
Njeriu ynë
Me gjithë respektin ndaj figurave mendimtare shqiptare në modë (të vdekur e të gjallë) që merren si ideologë të frymës shqiptare së katër dekadave të fundit nuk mund të mohojmë faktin se asnjë çik ndihme etike nuk i dhanë njeriut shqiptar që të dal nga balta, nga ajo baltë ku e kishin fundosur po edhe… Continue reading Njeriu ynë
Superioriteti me plis në kokë
Në Prishtinë thonë se ata Tiranës sillen si superiorë. Sa qëndron kjo tezë? Në njërin nga emisionet e shkuara të KTV-së me Adriatik Kelmendin u diskutua çështja e «Bashkimit Kombëtar». Nuk doli gjë e re përveç asaj që konstatohet qe shumë kohë: Pragmatikët dhe Idealistët përpiqen të bëjnë për vete sa më shumë territor të «trurit» shqiptar. Për këtë pra është folur shumë. Le të pushojë pakëz kjo temë. Po merremi me temën tjetër që e shtroi Shkëlzen Gashi, njëri nga diskutantët e emisionit.
3 teza mbi oportunizmin shqiptar
Edhe ai që ne na duket të ketë vepruar në formën më destruktive përbrenda sistemeve si ai osman apo jugosllav ka qenë kontribues aktiv i finales: dy shteteve shqiptare!
Orienti, oksidenti dhe shqiptarët e Malishevës
Shqiptarët nuk janë as orientalë e as oksidentalë. Ata s’janë as myslimanë, as katolikë e as ateistë. Ata nuk janë nacionalistë, patriotë e as kozmopolitë. Ata kanë një identitet që përbashkon të gjitha këto në një habitus të vetëm praktik. Katër dhoma, pesë kultura dhe një sallon pikëtakimi: dhoma e të birit dridhet nga intensiteti… Continue reading Orienti, oksidenti dhe shqiptarët e Malishevës
Traktat dëshirash shqiptare
«Nenikékamen» (fituam) bërtiti korrieri që kishte vrapuar nga Maratona në Athinë për ta sjell lajmin për «fitoren» e grekëve ndaj persëve dhe ra përtokë, vdiq. Kështu duket shqiptari që nga dita e rënies së komunizmit; që nga dita e çlirimit të Kosovës.
Pushteti dhe perversiteti
Pushteti perverton çdo njeri. Ai është diabolik thotë Cioran. Nuk ka pushtet të mirë apo të keq, konstaton Björn Kraus, por vetëm instruktiv dhe destruktiv. Si janë pushtetet shqiptare?
Racë snobësh?
Snobë janë ata njerëz që vuajnë nga kompleksi i epërsisë dhe që mendojnë se meritojnë postin e Primatit. Sish që mendojnë të jenë të gjithëdijshëm dhe trajtojnë të tjerët sikur të jenë infantilë, injorantë. Snobizmi shqiptar është implikativ: ai epërsinë e shpifur e maskon me potencimin permanent të vullnetit në favor të shoqërisë. «Idiotin» e… Continue reading Racë snobësh?
