Një moment për heroinat tona

1.Si 9 vjeçar sheh Dante Béatrice-n dhe humb kompasin e jetës. Kur pas nëntë viteve e sheh përsëdyti shpërthen dhe shkruan veprën e tij «Vita nova». Dy momente fare të shkurtra shoku dhe një dashuri e refuzuar nga kryeneçja Béatrice e çorientojnë njeriun e shekullit 13 aq thellë saqë i shkruan 14 233 vargje në… Continue reading Një moment për heroinat tona

Mjerimi i lapsave

Gazetarët bastisin e shkundin çdo fjalor për t’i qëndisur shkrimet me sa më shumë nocione e definicione që as vetë nuk i kuptojnë: do mbrojnë, do shajnë, do s’dinë çka bëjnë e ca të tjerë kanë lënë gazetarinë për qeverinë.

Egotuneli i minitiranëve

«Çka ne na nevojitet është evolucioni e jo revolucionet», thoshte biokimiku dhe filozofi gjerman Frederic Vester. Formulë që më shumë se çdo kush tjetër shqiptarët duhet ta bëjnë grafitin syplasës mureve të mjerimit të tyre. Nëse për hiçgjë tjetër, atëherë për t’i luftuar tiranët e tyre të vegjël e të mëdhenj. Biokimiku gjerman Frederic Vester… Continue reading Egotuneli i minitiranëve

Spinalongat shqiptare

Harta sociale dhe psikologjike shqiptare është përplot ishuj, ku mezi mbijetojnë të mallkuarit: të papunët, femrat e diskriminuara, fukarenjtë dhe të izoluarit. Ata vegjetojnë nëpër getot e tyre. Kush janë fabrikuesit dhe kush viktimat që bëjnë jetë bërrakoreve tona?

Retrorevolucioni

Pati apo jo «pranverë arabe»? Skeptikët perëndimorë e mohojnë këtë. Optimistët si gjithmonë lusin të presim. Intelektualët arabë thonë se revolucioni ngjau. Dhe na ktheu ca shekuj pas!  Wael Ghonim- nxitësi i revolucionin egjiptian – ka botuar një libër, ku përshkruan veten dhe ditët e fundit të Husni Mubarakut. Wael Ghonim, ylli i protestave masive… Continue reading Retrorevolucioni

Doracak për shkatërrimin e shtetit

Maqedonia është njëra nga etnokratitë më të korruptuara të Ballkanit. Për këtë nuk i kanë fajet vetëm oligarkët nga Prilepi dhe Shkupi. Për nga mendësia, Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti duken binjakë siamezë. BE vazhdon të kërcejë tangon me naivitetin. «Demokracia është sistem ku popujt sundojnë mbi veten», kështu ëndërron filozofi italian Giorgio Agamben. Këtë… Continue reading Doracak për shkatërrimin e shtetit

Dialektika e kosovarizmit

Çdo shtet e ka një identitet kombëtar. Shqiptarët i kanë dy shtete dhe ende nuk e dinë saktë se sa identitete i kanë. Do thonë një, të tjerët dy, të tretët pesë e nuk mungojnë as ata që janë të bindur për asnjë. Historia e një debati që sillet në rreth.

Për pare, fé e atdhe

Demokracia nuk po ecë. Idenë e tregut të lirë e tjetërsuam në treg të zi. Religjione të caktuara kërkojnë rend shoqëror, i cili qysh në mesjetë shihej si i prapambetur. Nga ky dezorientim përfitojnë radikalët e çdo sekti e tabori të mundshëm.

Destruktorët e demokracisë

Transicioni në Kosovë nuk do të mbarojë ndonjëherë, sepse ai as që ka filluar. Një përpjekje për të përshkruar anatominë e demokracisë kosovare, e cila rri stoikisht në listën e shteteve joliberale dhe të deleguara.