Pushteti dhe perversiteti

Pushteti perverton çdo njeri. Ai është diabolik thotë Cioran. Nuk ka pushtet të mirë apo të keq, konstaton Björn Kraus, por vetëm instruktiv dhe destruktiv. Si janë pushtetet shqiptare?

Racë snobësh?

Snobë janë ata njerëz që vuajnë nga kompleksi i epërsisë dhe që mendojnë se meritojnë postin e Primatit. Sish që mendojnë të jenë të gjithëdijshëm dhe trajtojnë të tjerët sikur të jenë infantilë, injorantë. Snobizmi shqiptar është implikativ: ai epërsinë e shpifur e maskon me potencimin permanent të vullnetit në favor të shoqërisë. «Idiotin» e… Continue reading Racë snobësh?

Estetika e manipulimit

1. Për ca çaste hodhi ajo uniformën dhe logjikën e polices anash, mori shtat presidencial dhe i dha absurdit politik shqiptar peshën e merituar zyrtare. Jahjaga tha; «Në këtë përvjetor të madh të shqiptarëve, duhet bërë vlerësim të drejtë të personaliteteve të historisë njëqind vjeçare të Shqipërisë së pavarur» (fotolajm në Zëri online). Nuk ka… Continue reading Estetika e manipulimit

Politika e vetëpërjashtimit

Qytetari kosovar është i detyruar ose ta pranojë njërën nga të «vërtetat» e partive ose të nis ta urrejë vendin ku jeton. Ai që nga distanca i dëgjon të gjithë se si flasin për njëri tjetrin përballet me një Kosovë ku sundon mafia, krimi, paramilitarizmi dhe demagogët më primitivë të planetit. Historia e një vetëpërshkrimi.

(Anti)nacionalizmi shqiptar

HISTORIA E NJË DEBATI. Dy modele nacionaliste iu imponohen shqiptarëve: I pari kërkon prej tyre ta përqafojnë etnonacionalizimin, ndërsa i dyti apelon për një patriotizëm kushtetutar. Shkencëtaret kërkojnë diçka të tretë. Se çka duan masat nuk di kush gjë. Historia e një debati të kamufluar.

(Anti)lufta shqiptare

1. Luftërat padyshim se janë fabrikat më sadiste të krimit masiv. Po ja që raca e dykëmbësorëve e ka fiksuar në psikë si ligj domosdonë e luftës se gjoja vetëm ajo mund t’ia sigurojë lirinë dhe katarsisin. A nuk na thonë shurdhueshëm shumica e religjioneve se (të gjithë) që në daljen nga kërthiza e mëmës… Continue reading (Anti)lufta shqiptare

«Gastarbajter»-ët e Hivzi Islamit

1. Pushteteve shqiptare mund t’iu falet shumëçka, mirëpo jo edhe tendenca për të futur nën kontroll total institucionet e dijes, akademitë, universitetet e kështu me radhë. Shqetësimi i parë se diç e tillë po ndodh na erdhi nëpërmjet një teksti të Naser Aliut «Injoranca dinamike», ku autori protestonte ndaj ndërhyrjes së qeverisë Thaçi në emërtimin… Continue reading «Gastarbajter»-ët e Hivzi Islamit

Revoltat shqiptare

 Kur pashë se si dy komandosë të pushtetit kishin shtrirë përdhé një protestues vetëvendosa të reflektoj mbi natyrën e revoltave shqiptare. Ja çka doli: 1.Shqiptarët kurrë në historinë e tyre nuk kanë qenë as shpikës, as nxitës e as promotorë të ndonjë revolucioni përmasash universale. As në kontekstin lokal nuk kanë trazuar ndonjë tullë në… Continue reading Revoltat shqiptare