Parada verbale e irracionalëve

Nga mënyra se si komunikojnë politikanët shqiptarë me masën mësojmë se sa irracionalë dhe keqbërës dalin! Në një intervistë dhënë revistës «Der Spiegel» (1969) njëri nga etërit e «Shkollës së Frankfurtit» Theodor W. Adorno tha: «unë bëra një teori kritike mbi proceset shoqërore dhe kurrë nuk më shkoi mendja se njerëzit do përpiqen ta realizojnë atë me koktej molotovi».

Superioriteti me plis në kokë

Në Prishtinë thonë se ata Tiranës sillen si superiorë. Sa qëndron kjo tezë? Në njërin nga emisionet e shkuara të KTV-së me Adriatik Kelmendin u diskutua çështja e «Bashkimit Kombëtar». Nuk doli gjë e re përveç asaj që konstatohet qe shumë kohë: Pragmatikët dhe Idealistët përpiqen të bëjnë për vete sa më shumë territor të «trurit» shqiptar. Për këtë pra është folur shumë. Le të pushojë pakëz kjo temë. Po merremi me temën tjetër që e shtroi Shkëlzen Gashi, njëri nga diskutantët e emisionit.

Erosi dhe kozmosi i Gëzim Aliut

Gëzim Aliu përbashkon koncepte letrare në funksion të një eksperimenti të rëndë: duke u nisur nga linja e ekzistencialistëve tradicionalësi Kafka, Buzzati, Sartri me kompani futë lehtë lexuesin në orgjitë epshore, doloreske, nabokoviane …

Bashkimi kombëtar. E pse?

Nga diskurset, deklarimet e qeverive, partive dhe lëvizjeve identifikohen dy skenarë (edhe pse jo eksplicit, programatik) se si dëshirohet realizimi i bashkimit të shqiptarëve. Njëra palë do ta zgjidhë problemin nga lart- poshtë (modeli Top-down) dhe tjetra nga pak hapat që bën lëviz nga poshtë-lart (Bottom-up). Si duken ato?

Handke mbushi të 70-tat

Nëse dikush e kërkon një ekzemplar për të dëshmuar se pleqëria nuk do të thotë patjetër pjekuri ja ku e ka një: Peter Handke i mbushi më 6 dhjetor 70 vjet. Për jo pak shqiptarë Peter Handke është scriptor diabolus-i par exellance.

Orienti, oksidenti dhe shqiptarët e Malishevës

Shqiptarët nuk janë as orientalë e as oksidentalë. Ata s’janë as myslimanë, as katolikë e as ateistë. Ata nuk janë nacionalistë, patriotë e as kozmopolitë. Ata kanë një identitet që përbashkon të gjitha këto në një habitus të vetëm praktik. Katër dhoma, pesë kultura dhe një sallon pikëtakimi: dhoma e të birit dridhet nga intensiteti… Continue reading Orienti, oksidenti dhe shqiptarët e Malishevës

Histeria për histori

Ideali për një histori objektive del iluzion. Mbetet motivi dhe synimi: të bëhemi pjesë e një historie universale paqeje apo ta bëjmë një si kjo e supranacionalizmit neosulltanik turk. Bill Klinton tha: «Leif Erikson lundronte, Gutenberg shtypte, Galileo guxonte, Shakespeare poetizonte, […] Mozart kompononte, […] Einstein ëndërronte, Atatürk ndërtonte, Roosevelt udhëhiqte, Gandhi predikonte, Nëna Terezë… Continue reading Histeria për histori