Autokritika duket të mos jetë veti e plisbardhit. Sapo shfaqet ajo mobilizohen avokatët e racës dhe gjakut për ta denoncuar si tradhti. Janë shqiptarët të pagabueshëm, maratonë për nga pastërtia morale (cilësdo) apo kanë frikë të konfrontohen me veten? Mllefin kundër «parajsës së derrave» – siç e quante Victor Hugo pushtetin e Napoelonit III– e… Continue reading Frika nga (auto)kritika
Autor: Xhemal Ahmeti
ka lindur në Lugmir [Dobërdoll] të Maqedonisë. Ka mbaruar Historinë e Arteve, Mediat, Historinë, Antropologjinë Sociale [lic. MA+] Religjioshkencat dhe Filozofinë [Dr.phil|] . Ka punuar si kryeredaktor i disa të përditshmeve shqiptare dhe si redaktor në gazeta zvicerane. Aktualisht dhe ndër tjera punon në Universitetin e Freiburgut (Zvicër) si hulumtues shkencor i religjioneve. Autor i disa veprave me prozë, ese, kritikë letrare dhe studimesh shkencore. Jeton në Bernë.
Feja dhe politika në Maqedoni
KOLLUMNA / Tendenca për ta çuar flamurin fetar mbi atë kombëtar rrezikon që perëndimi ta legalizojë luftën e Gruevskit kundër «terrorizmit islam». Një popullatë në mëshirën e fatit! Nëpërmjet tendencave dhe dukurive matet (mos)suksesi i elitave politike të një shoqërie. Në vise të caktuara të Maqedonisë shqiptare (Shkup, Kumanovë, Pollog) ndjenja islame ka degraduar dhe sekundarizuar… Continue reading Feja dhe politika në Maqedoni
Sezoni i falangave
REPORTAZHË/ Jo vetëm shteti dhe huliganët kërcënojnë popullatën shqiptare të Maqedonisë, por edhe ato parti që u kërkojnë vota për t’i «mbrojtur». Në bllokun tjetër etnik nuk është ndryshe: edhe ata dridhen sa herë që nis sezoni i zgjedhjeve. Të dyja palët me të njëjtën porosi: në Maqedoni nuk ka zgjedhje të lira! Me këtë as… Continue reading Sezoni i falangave
(In)konsistenca e intelektit
Intelektualët, gazetarët, autorët, publicistët asnjëherë nuk mund të akuzohen për inkonsistencë. Pse? Sepse janë mendje aktive. Historia e një keqkuptimi. «Dhe Feridi faqen ndërron dje shante…sot lëvdon». Këtë varg nolian për Konicën e lexojmë saherë kur dikush donë të vë në dukje inkonsistencën e ndonjë publicisti, politikani, autori apo gazetari. Ky tanimë slogan përdoret për… Continue reading (In)konsistenca e intelektit
Embrionet e vetëzhbërjes
ESE / Shqiptari ushqehet si turku, italiani; vishet si amerikani, francezi; shkruan e reflekton si gjermani, anglezi; beson si arabi, hebreu; dashuron si beduini dhe italiani; vetëm politikën e bën si donë vetë: për interesin personal, të fisit, klanit dhe të gjakut!
Politika e mutacioneve kozmetike
Partitë politike kosovare nuk janë as të majta e as të djathta. Ani çka janë pra ato? Nuk dimë. As ato vetë nuk e dinë. Vetëm liderët e dimë çka janë: kandidatë potencial për t’ia zënë vendin Stalinit. Prijnë shefat e PDK-së. Majtas, djathtas drejt qendrës. Kështu ecë njeriu i lirë për atje ku donë.… Continue reading Politika e mutacioneve kozmetike
Wikimania
Wikipedia – enciklopedia më e absorbuar e planetit ka revolucionarizuar perceptimin human ndaj dijes. Për të mirë apo për të keq? Historia kontroverse e një biblioteke pa libra.
Kur flet Bashkimi përdhoset Halili!
Jo vetëm mediat dhe politikanët bartin përgjegjësi për mënyrën tonë shpesh të egër të komunikimit publik, por të gjithë. Gazetat kanë nevojë për kapital, politikanët për vota e ne për të shkarkuar frustrimet ose… Përpjekje për ta përshkruar një problem: problemin e kulturës së komunikimit shqiptar.
Manifesti pragmatikëve
Dy mendësi paskan kapur diskurset shqiptare; prijnë nacionalistët dhe nihilistët. Vërtet? Të parët i hasim gjithandej, të dytët nuk i gjejmë dot. Gjatë «debateve» rreth identitetit, bashkimit kombëtar, religjioneve, përveç etiketimeve tashmë klasike; «patriotë» e «tradhtarë» u adaptuan edhe kategorizimet si «nihilistë», «kozmopolitë», «servilë», etj. Edhe pse kjo nuk është ndonjë risi e diskurseve shqiptare… Continue reading Manifesti pragmatikëve
Njeriu ynë
Me gjithë respektin ndaj figurave mendimtare shqiptare në modë (të vdekur e të gjallë) që merren si ideologë të frymës shqiptare së katër dekadave të fundit nuk mund të mohojmë faktin se asnjë çik ndihme etike nuk i dhanë njeriut shqiptar që të dal nga balta, nga ajo baltë ku e kishin fundosur po edhe… Continue reading Njeriu ynë
