Në Zvicër dhe Gjermani ka njerëz-prindër që për shkaqe neveritëse pengojnë shkuarjen e fëmijëve të tyre në shkollë.
Autor: Xhemal Ahmeti
ka lindur në Lugmir [Dobërdoll] të Maqedonisë. Ka mbaruar Historinë e Arteve, Mediat, Historinë, Antropologjinë Sociale [lic. MA+] Religjioshkencat dhe Filozofinë [Dr.phil|] . Ka punuar si kryeredaktor i disa të përditshmeve shqiptare dhe si redaktor në gazeta zvicerane. Aktualisht dhe ndër tjera punon në Universitetin e Freiburgut (Zvicër) si hulumtues shkencor i religjioneve. Autor i disa veprave me prozë, ese, kritikë letrare dhe studimesh shkencore. Jeton në Bernë.
Gratë shqiptare në mërgim: të izoluara nga bota, bëjnë jetën e skllaveve
Gratë shqiptare nga Maqedonia në Zvicër: ato nuk e flasin gjuhën e vendit, vegjetojnë të mbyllura nëpër banesa e në raste jo edhe të rralla edhe keqtrajtohen fizikisht..
Thuaj: Jugo! – dhe qentë çarten duke lehur
Imazhi i shqiptarëve në Zvicër gjendet nën çdo nivel. Shkaktarë të kësaj gjendje janë delikuentët shqiptarë dhe paragjykimet e përgjithësuara nga mediat dhe institucione të caktuara të shtetit. Një problem që po merr përmasa drastike.
Nëna që u shiti vajzën trafikantëve
Njejtë si në kohën e skllevërve.Tropojanja Anita B*. ende pa mbushur të pesëmbëdhjetat iu shitë nga e ëma e saj një bande kriminelësh që merren me prostitucion. Pas gjashtë mujash «shërbim» rrugëve të natës milaneze ajo arriti të ikë me ndihmën e një kushëriri të saj, duke vazhduar më pastaj udhëtimin nëpër të gjitha stacionet e zhvillimit të kësaj periudhe të tmershme të fatit të Anitës dhe që ka një gjeografi rrugëtimi në relacionin; Tropojë-Bari-Milano-Bernë.
Në puf me kanun
Askush nuk mund t`ikë faktit se shqiptarët në Evropë, qoftë si viktimë apo «vullnetarisht», janë të involvuar në prostitucion. Në vend të injorimit të problemeve të këtij karakteri, në emër të zakoneve dhe dokeve tash më të stërvjetëruara morale, do të ishte e udhës që fillimisht ta pranojnë realitetin e pastaj po deshtën le të bëjnë diçka.
«Bandat me maska gati sa ma dhunuan Ajshen»
Në Zvicër vazhdojnë të vijnë azilkërkues ashkalinjë, romë dhe egjiptas. Ata thonë se ndiqen, rrihen dhe terrorizohen nga shqiptarët etnikë. Ndër to ka edhe plotë shqiptarë që mohojnë përkatësinë e tyre kombëtare me qëllim të sigurimit të azilit.
Lukiani në burgun e dëbimit
Zvicra ka ashpërsuar ligjin për azilkërkues. Sidomos ndaj atyre që nuk kanë dokumente të mjaftueshme identifikimi. Ata menjëherë arrestohen. Të drejtë ankese kanë vetëm 24 orë. Për kritikët, ky trajtim është skandaloz dhe kundërkushtetues. Vizitë tek një i arrestuar që pret dëbimin.
Pledoaje për moralin e ekonomisë
Profesori çek Tomáš Sedláček botoi librin «Ekonomia e së Mirës dhe së Keqes». Mediat evropiane e festojnë si intelektualin par exellance të kohës. Bestselleri që u proklamua në spikamë të ketë vënë kapitalistët, del si pledoaje, si mbrojtje të një morali historik ekonomik që nuk e gjejmë dot.
Imazhi i thyer i Helvecisë
Hovi i populistëve dhe politika e imigracionit. Populizmi i djathtë në Zvicër është në rritje e sipër. Në zgjedhjet e fundit, partia e djathtë populiste SVP u bë partia më e fortë e vendit. Pasqyron suksesi i kësaj partie diçka specifike për Zvicrën apo është vetëm kallëzuesi i një trendi që vërehet në shumicën e vendeve… Continue reading Imazhi i thyer i Helvecisë
«Më mirë në burg se sa në shtëpinë e prindërve»
Tinejxheret shqiptare para shtëpisë së prindërve zgjedhin azilet për femra. Pse? Përplasje gjeneratash me botëkuptime të kundërta apo «trillime tinejxherësh» për t’i ikur kontrollit të prindërve. Weissenburg, 7 gusht – «Kur e mora vesh se babi më ka fejuar, ika prej shtëpie», thotë Arta Misini (17). Qe një vit ajo banon në strehimoren për femra… Continue reading «Më mirë në burg se sa në shtëpinë e prindërve»
