Kisha Ortodokse Maqedone u vu krah nxitjes së luftës. I duhen ikona të reja, të shenjtësh me biografi kriminele? Kampanja për t’i dhënë luftës së Gruevskit karakter religjioz ka nisur qëmoti. Pa sukses. Shqiptarët s’janë të marrë!
Kategorie: Kollumna
Hahn në gropën e qenve
Erdhi Hahni. Shkoi Hahni. Tha atë që thotë me muaj. Vetëm qentë janë risia e atij nënqielli. Katërkëmbëshit pushtuan sheshet e Gostivarit dhe Tetovës. Pse pikërisht aty në Pollog e jo në Prilep, Strumicë apo Haraçinë? Vetëm BE e dinë
Kërcënime, fyerje, racizëm – LVV 30+
Dje u botua një video kundër Berat Buzhalës dhe GazetaExpress. Është kulmi i racizmit, perversitetit dhe kërcënimeve fizike. LVV duhet të heq nga vetja këtë kancer. E tmerrshme.
S’ka dialog – nuk shkon. Vizionet e opozitës?
Kryeministri kosovar apelon për një politikë unike, gjithëpërfshirëse për dialogun me Serbinë. Thirrja i drejtohet opozitës, e cila me të drejtë qëmoti kërkon ndryshimin e qasjes në bisedat me shtetin serb. Përveç thirrjes «s’duam dialog», mirëpo cili është vizioni i saj?
Analizë analistëve
«Analistët» vazhdohet të jenë kategoria më e përqeshur dhe e nënçmuar rrjeteve sociale dhe ndejave interpersonale. Pse? I ka të gjitha fajet Edi Rama me portalin e tij, apo problemi qëndron diku tjetër. S’ke ku i ik temës: Analistët e mediave shqiptare janë bërë kategoria më e përfolur, përqeshur e bisedave virtuale dhe atyre interpersonale… Continue reading Analizë analistëve
Loja vetëvrasëse e Prishtinës
Kosova nuk e ka luksin të tallet me perëndimin. E fundit e vetmja garanton ekzistencën e saj. Shqipëria po deshi Rama edhe le të shpallet vilajet i Erdoganit. Do t’i shkonte portalit të tij. Edhe Hashim Thaçi mund të shpëtoj nga Gjykatat duke kërkuar azil atje. Lufta e kosovarëve nuk u bë për të qenë… Continue reading Loja vetëvrasëse e Prishtinës
Erdogani synon shkollat shqiptare
Pas politikës, pushtetit, ekonomisë dhe religjionit Erdogani donë edhe shkollat shqiptare – nga fillorja e deri në fakultet. Për këtë ka krijuar fondacionin Maarif. Ndaj këtij synimi ekspansionist të formës sovjetiko – kineze heshtin të gjithë: qeveria, mediat, politika. E duan ndoshta një sistem si ai i Ankarasë? Gjatë luftës së ftohtë transatlantike, amerikanët sponsorizonin… Continue reading Erdogani synon shkollat shqiptare
Atentatorëve të ajrit dhe lirisë
Ky shkrim duket si tentim për ta vizatuar korridorin që çon në apokalipsin e një shoqërie. Edhe pse në të s’ka asgjë të ekzagjeruar. Asgjë nuk mund të përgënjeshtrohet pa gënjyer. Besojmë se liria në këtë stad është edhe më e rëndë se robëria, ngase atëherë edhe vrasja kishte një kuptim, ndërsa sot plotë njerëz… Continue reading Atentatorëve të ajrit dhe lirisë
Fashot me fes
I përçanë e bënë pikë e pesë shqiptarët brenda dhe tani kur ia dolën kësaj, vazhdojnë me dëshirën që pandeminë ta bëjnë gjithëshqiptare: fajin për gjendjen e mjerë të shqiptarëve në Maqedoni e paskan Tirana dhe Shkupi. Shpifje kjo apo në mos qenka bërthama e ndonjë të vërtete? Timon mizantropi i Lukianit pasi humbi pasurinë… Continue reading Fashot me fes
Çka tash – hoqët dorë edhe nga islami?
«Besa», «Shenja« dhe satelitët e saja pavetëdijshëm, me reagimet e fundit hoqën dorë nga Islami. Ajo kuaziteza që thotë se brendësinë e njeriut e njeh më së miri kur ai mllefoset del të jetë e vërtetë: Sa më shumë t’i bësh nervoz aq më shumë kallëzojnë se kush janë; manipulues ordinerë me masa!
