1.Si 9 vjeçar sheh Dante Béatrice-n dhe humb kompasin e jetës. Kur pas nëntë viteve e sheh përsëdyti shpërthen dhe shkruan veprën e tij «Vita nova». Dy momente fare të shkurtra shoku dhe një dashuri e refuzuar nga kryeneçja Béatrice e çorientojnë njeriun e shekullit 13 aq thellë saqë i shkruan 14 233 vargje në… Continue reading Një moment për heroinat tona
Kategorie: Kollumna
Mjerimi i lapsave
Gazetarët bastisin e shkundin çdo fjalor për t’i qëndisur shkrimet me sa më shumë nocione e definicione që as vetë nuk i kuptojnë: do mbrojnë, do shajnë, do s’dinë çka bëjnë e ca të tjerë kanë lënë gazetarinë për qeverinë.
Censurë për katarsis
Përveç komunikimit banal si «F… yourself» dhe «lol» deri në alivanosje, në rrjetet e shqipëruara sociale dhe forumet e mediave, shtohen thirrjet për linçime, difamimet, shpifjet, nxitjet dhe denigrimet. Si reagojnë mediat?
Striptizkultura
Kultura në krizë! A nuk i përngjanë kjo britmë atyre të kohës së «priudhës së errët», kur fati i zhvillimit të mëtutjeshëm, i intelektit të qytetërimit, kishte mbetur në duart e pseudo-Dionisit dhe Erigenës? Atëbotë të humbjes së madhe të të gjitha dokumenteve të frymës humane
Vivisekcion populizmit pseudopacifist
Disa njerëz publikë akuzuan qeverinë kosovare dhe masat mbështetëse të tyre për populizëm, nacionalizëm dhe ksenofobi. Ndaj kujt? Në kërkim të anatomisë së një kategorie të re: neopopulistëve pseudopacifistë shqiptarë, që jo pak kush i etiketon me nofkën „titistë“ ose „proserbë të paguximtë“!
