Ata akuzohen për krime, vjedhje, spiunim e për çkamos tjetër. Në vend të mospërkrahjes mirëpo ata nga masat festohen si mite, ikona të gjalla. Pse kjo? Kemi të bëjmë me shumica bandite shoqërish që besojnë se nëpërmjet krimit do ta kenë më mirë? Nuk e studion dot saktë sa e nevojshme karrierën e asnjë politikani… Continue reading Robinhudët e turmave bandite
Kategorie: Kollumna
Bllok perversitetit!
Po të doja këtë artikull do t’ua imponoja me dhunë së paku nja 100 mijë facebookianëve. Dhe atë për 10-15 franga zvicerane. Por jo. Mos bëni like perversitetin, gënjeshtrën, të keqen, pornografiken, mos shpërndani agjendat e klaneve dhe mafive politike, oligarke dhe manipuluese. Mos më shpërndani as mua kur fyej dhe denigrojë tjetrin pa argumentuar gjë.
Klubi i nizamëve dhe ideja e bashkimit
Saherë që përgatiten zgjedhje në Maqedoni shqiptarët janë në gjendjen më të mjerë të mundshme. Pse? Qëllimisht nuk mund të jetë se është vetëvarrim. Mësoni nga apelet e klubit të nizamëve. Grupi politik «Besa» kamuflon instancën për të absorbuar grupet e vogla opozitare nën ombrellën e saj. Kjo do ishte mirë po të mos vepronte… Continue reading Klubi i nizamëve dhe ideja e bashkimit
Shqipja në botën digjitale
Në Wikipedia, Facebook, Office, iWork, Microsft, Apple shqipja është ndër gjuhët më kot fare. Pse?
Nënavrasësit!
Nga pamjet më tronditëse gjatë luftës së Kosovës që tmerruan perëndimin ishin ato të atyre njerëzve që ecnin zvarrë rrugëve të pakapërcyeshme ballkanike me pleqtë e tyre në shpinë. Sot prindërit e moshuar vdesin gërmadhave postsocialiste, të braktisur, pa bukë, pa përkujdesje dhe pa e marrë vesh kush. Pse ndodhi kështu?
«Demarkacioni» si shans kundër «Kosovës perëndimore»
Për një kategori masive brenda politikës kosovare nuk bëhet fjalë vetëm për 8 mijë hektarë tokë. Për ata «demarkacioni» është shans për ta përmbytur shtetin properëndimor kosovar – qoftë edhe me dhunë! Kush është ajo kategori?
Debati që diskualifikoi pushtetin!
Vetë kërcënimi se pa ratifikim s’ka viza është kërcënimi më joliberal i mundshëm. Habia tjetër janë SHBA-të që sponsorizojnë një «Marrëveshje» të bërë me suspendimin e sipër të vlerave themelore të sistemit politik që ka vetë dhe që e donë Kosova, atë të demokracisë me shtet ligjor dhe institucione të pavarura!
Turqia vret kultura – edhe timen!
Jo për çështje historike. Jo për shkak të osmanëve. Por për shkak se mohimi turk i identitetit dhe kulturës sime vazhdon edhe sot. Si?
Ne jemi Almirë?
I lexuam thirrjet, mllefin, shpërthimet e arsyeshme ndiesore të shumëkujt. Në pikën e tragjedisë si kjo me Almirin njeriu ka mirëkuptim madje edhe me teletellalët irracionalë, krijon empati çasti edhe me teofilët trukastruar që besojnë se jo shuarja e katërvjeçarit është aq me rëndësi por mungesa e tij në një festë fetare për nder të… Continue reading Ne jemi Almirë?
«Jemi Një!»
Shqiptarët – të gjithë – dëshmuan se në lumturi dhe fuqi pushtojnë botën për të mirë. Këtë mesazh duhet sidomos politika ta lexojë mirë, drejt dhe përfundimisht. Kjo përforcon edhe atë tezën që thotë se shqiptarët edhe për shkak të zemërgjerësisë nuk kanë mundur të jenë pushtues.
