Racistët ndër ne

Evropa racizmin e ka jo vetëm në gjak, por edhe në tru. Iluministët përveç përjashtimit kategorik të femrës nga e drejta universale – shumica e tyre – ishin këmbekrye, herës pas here edhe racistë. Në antikën famoze të lindjes së poliseve, demokracia nuk ishte ndryshe.

Civiliteti si pushteti

Iluminizmi evropian, sekularizmi dhe shumë tjetër me të cilat humaniteti krenohet të ketë ecur vertikalisht, nuk janë vepra monarkësh, tiranësh e pushtetesh, por elitash rebele kundër tyre.

Tregu i zi i diturisë

Shqiptarët asgjë nuk e marrin serozisht – shkollën edhe më hiç. Po që primatët shqiptarë të besonin të kenë shkolla tëmira nuk i dërgonin fëmijët e tyre në shkollat turke, amerikane e gjetiu. Ndoshta jo për të mësuar, por së paku për të mos u sëmurë nga shkuja. 

Metaforat e linçimit

Gjatë zgjedhjeve ka shumë racizëm. Jo pak parti dhe politikanë operojnë me difamime, linçime në baza grupore, etnike. Gjersa ata e kanë vetëm për votë, njerëzit infektohen ndoshta përgjithmonë me viruset shpejtëpërlarës e rëndë të shkulshëm të urrejtjes! Degradimi i tjetrit si të paaftë, pa kapacitetet e nevojshme për të qeverisur është pothuaj mesazhi i… Continue reading Metaforat e linçimit

Historia si paranojë

Byung – Chan Han ka pjesërisht të drejtë. Në eseun e tij «Shoqëria e lodhur» filozofi koreano-gjerman thotë se që nga fundi i shekullit 20 e këtej humaniteti nuk lufton më me epidemitë, nuk ka frikë më nga neoimperatorë bestial dhe luftëra frontale me bajoneta dhe raketa, sepse ekzistencën e tij e sfidojnë pandemitë neuronale,… Continue reading Historia si paranojë

Paranoja, kaotët, metanoja

Problemet, krizat, rrahjet, vezët e gazet në Parlament i japin të gjitha argumentet e nevojshme për të pranuar pa dëshirë se shoqëria kosovare vazhdon të gjendet në kaos, nën sundimin e atyre figurave të Hesiodit dhe konstruksioneve tjera nëntokësore

Shteti pa kulturë

ARTET NË KAFAZ I /Me katër ese udhëtojmë hartës së problemit: Pse shqiptarët nuk figurojnë fare apo vetëm aksidentalisht apo rastësish kanuneve të arteve universale? Esetë «Shteti pa kulturë», «Puritani, perversion apo hile», «Frika nga diskurset e vetëzbulimit» dhe «Vrasrësit e muzave», të botuara në «Zëri» kërkuan përgjigjen dhe nuk nxitën diksurs!

Puritani, perversion apo hile

ARTET NË KAFAZ II /Në asnjë doracak, studim apo përmbledhje mbi shkencat, artet, historinë, blegtorinë, bagëtinë e bujqësinë universale nuk figuron ndonjë përfaqësues drejtimi, pjesëmarrës grupi apo rastësisht i përmenduri me origjinë nga sferat ku ekziston shqiptari.

Frika nga diskurset e vetëzbulimit

ARTET NË KAFAZ III / Esenë „Puritania“ e përmbyllëm me pyetjet: Pse deri më tani shqiptarët nuk kanë mundur të lidhen, as tematikisht, as intelektualisht e stilistikisht me krijimtarinë universale të epokës? Nuk i duan muzat? Nuk kanë asnjë autor me potencial që po u përkthye përlan botën? Apo ka ndonjë tjetër fshehtësi?