Coelho – shamani i pabesisë

Rrëfimi është banal. Figurat – si në shumicën e romaneve të Coelhos – janë pa gjak, statikë. Rrëfimi i përngjan një procesverbali ku Linda jo patjetër tregon për përditshmërinë e saj por operon me stereotipe aq të përhapura mbi gratë e paemancipuara.  «Shkoj atje ku ujërat janë më së thelli». Me këtë citat të Lukës… Continue reading Coelho – shamani i pabesisë

Ciankalizimi i frymës

Pse aq lehtë u krijuan grupet radikale ndër shqiptarë? Ka kjo të bëjë me nivelin e ulët arsimor, me primitivitetin e përhapur apo se shqiptarët i përkojnë asaj kategorie të masave që lehtë kapen për modeleve të huaja kulturore dhe ideologjike sepse asnjëherë nuk kanë mësuar të merren me veten?

Antropoqebapa tirone

«Ne në Shqipëri  jemi të ndryshëm nga shqiptarët në Maqedoni dhe Kosovë, nuk kemi qebap, qofte, kajmak (…) Shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoni kanë më shumë të përbashkëta me njerëz të tjerë nga ish-Jugosllavia, tha Armanda Hysa, antropologe e  njohur nga Shqipëria», kështu portali nga Maqedonia «Republika».

Racistët ndër ne

Evropa racizmin e ka jo vetëm në gjak, por edhe në tru. Iluministët përveç përjashtimit kategorik të femrës nga e drejta universale – shumica e tyre – ishin këmbekrye, herës pas here edhe racistë. Në antikën famoze të lindjes së poliseve, demokracia nuk ishte ndryshe.

Civiliteti si pushteti

Iluminizmi evropian, sekularizmi dhe shumë tjetër me të cilat humaniteti krenohet të ketë ecur vertikalisht, nuk janë vepra monarkësh, tiranësh e pushtetesh, por elitash rebele kundër tyre.

Tregu i zi i diturisë

Shqiptarët asgjë nuk e marrin serozisht – shkollën edhe më hiç. Po që primatët shqiptarë të besonin të kenë shkolla tëmira nuk i dërgonin fëmijët e tyre në shkollat turke, amerikane e gjetiu. Ndoshta jo për të mësuar, por së paku për të mos u sëmurë nga shkuja. 

Historia si paranojë

Byung – Chan Han ka pjesërisht të drejtë. Në eseun e tij «Shoqëria e lodhur» filozofi koreano-gjerman thotë se që nga fundi i shekullit 20 e këtej humaniteti nuk lufton më me epidemitë, nuk ka frikë më nga neoimperatorë bestial dhe luftëra frontale me bajoneta dhe raketa, sepse ekzistencën e tij e sfidojnë pandemitë neuronale,… Continue reading Historia si paranojë