Me rishpërthimin e konfliktit palestinezo-izraelit sferës së virtualitetit shqiptar u rindezën polemika, difamime, denoncime, kërcënime aq barbare, raciste dhe primitive si kurrë më parë.
Kategorie: Eseistikë
Gropat e injorancës shqiptare
Dështimi i paraprogramuar i pseudokomunizmit la pas një gropë të madhe dhe deziluzionuese në frymën e të arsimuarve të shoqërive shqiptare.
Shoqëria, si projekt intelektual
Cili është projekti individual i politikanit ose i intelektualit shqiptar në favor të përparimit të shoqërisë kosovare, shqiptare?
Politika në panoptikë
Shqiptarët nuk i kanë prek zhvillimet epokale si industrializimin, «Belle Époque»-n, konsumizmin e «epokës së artë» të Hobsbawm-it për shkak të qenies në kafaze të ndryshme ideologjike, tradicionale dhe eksterne (pushtimet) e të tjera.
Neofitët e Katilinës
Në aferën e historisë me Turqinë dolën në anën a saj sepse historia vërtet duhet të revidohet. Në kontestin rreth shamisë u rreshtuan krah atyre grusht zonjave që kanë të drejtë të vishen si të duan. Gjatë aferës me «UEFA»-n sulmuan Evropën, gjatë skandalit me EULEX-in sulmojnë po të njëjtën, tash ambasadorja amerikane iu dha… Continue reading Neofitët e Katilinës
Harraçi i subjektivitetit
Shumica absolute e teksteve, në mediat shqiptare, duke filluar nga titulli e deri në legjendën e fotografisë ulërijnë nga emocionet, preferencat, perspektivat dhe interesat personale të autorëve. Gjë kjo e lejueshme për autorë librash e opinionesh farekoti mirëpo jo për media dhe institute të dijes. A mund të jetë gazetari shqiptar objektiv?
Azazelët anti fortuna
Ec diçka mirë në shoqëritë shqiptare? Asgjë – thotë gati çdo artikull, opinion, libër ku mund ta bastisim gjendjen e frymës intelektuale. Janë autorët dhe publicistët shqiptarë kryepesimistët e globit apo vërtet Fortuna, ajo perëndesha romake e fatit dhe lumturisë t’ua ketë suprimuar të drejtën e harésë? Kështu duket saherë që udhëton shkronjave shqipe, gati… Continue reading Azazelët anti fortuna
Ciankalizimi i frymës
Pse aq lehtë u krijuan grupet radikale ndër shqiptarë? Ka kjo të bëjë me nivelin e ulët arsimor, me primitivitetin e përhapur apo se shqiptarët i përkojnë asaj kategorie të masave që lehtë kapen për modeleve të huaja kulturore dhe ideologjike sepse asnjëherë nuk kanë mësuar të merren me veten?
Antropoqebapa tirone
«Ne në Shqipëri jemi të ndryshëm nga shqiptarët në Maqedoni dhe Kosovë, nuk kemi qebap, qofte, kajmak (…) Shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoni kanë më shumë të përbashkëta me njerëz të tjerë nga ish-Jugosllavia, tha Armanda Hysa, antropologe e njohur nga Shqipëria», kështu portali nga Maqedonia «Republika».
Mentaliteti dhe objektiviteti
A është e mundur të mbetesh neutral brenda një mentaliteti, i cili me përjashtime minimale vepron sipas formulës bipolare heraklitiane; ftohtë-nxehtë, bardh-zi, mirë-keq dhe nuk le shteg për relativen, pamundëson çdo alternativë të mundshme, pa mes, pa anë?
