Hymeneu i pandemisë në kampin e Susanës

Ka një murtajë që nuk i shkoqet kurrë njeriut. Mizogjinia është epidemia më konstante e kulturologjisë humane, e cila manifestohet më së therrshmi në arte dhe në diskurset intelektuale. A nuk janë këto të fundit ato sfera që duhet të luftonin për shkuljen e racizmave, mizogjinisë dhe virusëve të natyrës nga fryma njerëzore? Po duhej,… Continue reading Hymeneu i pandemisë në kampin e Susanës

Vasalët imoral të Gorës dhe Mazgitit

A hyri Kosova në fazën e imunizimit me teokracinë në ardhje? Nëse jo masat, disa nga partitë po. Përdorin ato fetë si mjet adekuat për mashtrim – për sa më shumë vota – apo vërtet besojnë se liria dhe mirëqenia e Kosovës arrihet vetëm udhëve të Zotit? Cilit zot?

Published
Categorized as Kollumna

Monumenti dhe mnemocidi i konsumopatëve

Turistet

Para se njeriu të nis me formimin e kujtesës, e cila do t’i shërbejnë si bazë identiteti, ai mobilizon elementet jashtë tij. Ato që ndikuan në eksternalizimin e tij. Prandaj thuhet se çdo kujtesë e çdo identitet [si aparat, mnemoteknikë] nis me Tjerët. Prandaj çdo përpjekje që të vrasësh kujtesën e Tjerëve është tendencë për… Continue reading Monumenti dhe mnemocidi i konsumopatëve

Haraçi i populizmit të keqmenaxhuar

Situata politike në Kosovë vjen duke u acaruar. Sa më afër datës së vendimit të Gjykatës Kushtetuese aq më agresive bëhet partia në pushtet. Falangat dhe oponentët e saj virtualë kërcënojë nateditë rrjetit çdokënd që u duket shkaktar që mbetën pa pjesën e kulaçit. Kurti ndërkaq, Albin Kurti ofshanë i pafuqi letrave që ia dërgon… Continue reading Haraçi i populizmit të keqmenaxhuar

Oklokracia e «kurbetçinjve»

E vërtetë është se diaspora ua prishi balancën zgjedhjeve që shkuan. Jo për shkak se votoi, porse votoi me shumicë absolute për një parti të vetme. Mendojnë dhe veprojnë gjithë emigrantët njëjtë, si në kohët e diktaturave? Jo. Njëra nga partitë e atjeshme ka gjetur mënyrën se me ç’kategori t’i kalojë tjerat, kur i mungojnë… Continue reading Oklokracia e «kurbetçinjve»

Demokracia digjitale

Shkencëtarë perëndimorë alarmojnë: erdhi fundi i partive dhe demokracisë! Fajtor – interneti! Teori për histeri apo vërtet zhbëhet modeli demokratik i qeverisjes? Jo – Demokracia përforcohet, partitë kështu si i njohim dhe janë, ndoshta duhet t’ua mësynë muzeve!

«Pellazgët» si prefiguratë teodik

Albin Kurti erdhi. Ende pa hyrë në zyrë, thonë le të shkojë. Ka ndryshuar shumë, thonë. Kush ka ndryshuar? U transformua ai kaq shpejtë apo masat zhgënjehen me veprën e tyre: mitin që e konstruktuan sipas imagjinatës gati faustike dhe tash u doli mashkull e jo femër apo të dyja bashkë?

Karikatura theofrastike apo demofobë frederikas

Albini Kurti paska frikë nga pushteti. Isa Mustafa qenka grykës. Janë këto vërtet teza serioze analizash apo problemet qëndrojnë diku më thellë? Nëse nuk janë frikacakë dhe nuk e kanë për poste e më shumë pushtet, atëherë në mos shpresojnë në bankrotimin e shtetit dhe flakjen edhe të resurseve të fundit që i kanë mbetur… Continue reading Karikatura theofrastike apo demofobë frederikas

Apocalypse Now?

John Gray dhe postfaktikët nuk janë paranojakë. Ata, të paaftë për të sjellë një sistem të ri të shpjegimit të botës konform kohës, nga dëshpërimi, paralajmërojnë apokalipsin e frymës humane dhe me këtë edhe të botës. Krizë e njohur në histori – kësaj radhe mirëpo vetëm shumë zhurmë për probleme shumë më të vogla se… Continue reading Apocalypse Now?

Published
Categorized as Eseistikë

Beteja e iknojmenës me krokodilin e Nilit

Për tu orientuar pyllit të mentaliteteve njeriu krijon imazhe që i shërbejnë si stacione udhërrëfyese. Saherë ai me vetëdije e aktivizon një imazh që nëpërmjet tij të zhytet sa më lehtë bodrumeve të psikozave të kohës, ia zë udhën atij një tjetër imazh, i paftuar: çka do thotë kjo kur donë të mendosh në njerëz… Continue reading Beteja e iknojmenës me krokodilin e Nilit