Ndoshta ky tekst drejtuar akademikëve dhe primatëve politikë të apostrofuar në moto do tu duket akt megaloman i një vërdallësi botëve. Nga ana ime guximin publik për këtë shkrim e marr nga promovimi im disaherësh universiteteve zvicerane në shkencat e religjioneve, historinë krahasuese, filozofi e të drejtimit. Shpresoj ta lexojnë.
Autor: Xhemal Ahmeti
ka lindur në Lugmir [Dobërdoll] të Maqedonisë. Ka mbaruar Historinë e Arteve, Mediat, Historinë, Antropologjinë Sociale [lic. MA+] Religjioshkencat dhe Filozofinë [Dr.phil|] . Ka punuar si kryeredaktor i disa të përditshmeve shqiptare dhe si redaktor në gazeta zvicerane. Aktualisht dhe ndër tjera punon në Universitetin e Freiburgut (Zvicër) si hulumtues shkencor i religjioneve. Autor i disa veprave me prozë, ese, kritikë letrare dhe studimesh shkencore. Jeton në Bernë.
Forca enigmatike e një kulture
Është komplet e kuptueshme që njerëzit lodhen duke luftuar anomalitë dhe tërhiqen në ishujt e tyre të privatësisë. Sidomos kur shteti dhe partitë korruptohen nga ato shoqata e klube që i kërcënojnë me (mos)votim. Megjithatë dikush duhet të luftojë. Ashtu edhe siç luftohet. Triumfi do të jetë i atyre që ende lexojnë Fishtën, Migjenin, Naimin,… Continue reading Forca enigmatike e një kulture
Erdhi me banane vdiq nga banaliteti
Rreth falsifikimit të biografisë [historisë] dhe pasojave të skizofrenisë.
Maratona brenda «rrethit të djallit»
Populizmi politiko-religjioz i ushqyer nga analfabetizmi funksional masiv medial e institucional është uterusi i një depresioni permanent që bllokon shoqërite shqiptare jo vetëm drejt botës por edhe brenda vetes.
Ku ta gjejmë një mashtrues si Dick Marty?
Fatkeqësia më e madhe e kosovarëve është fakti që ata nuk ia dolën ta organizojnë dhe financojnë një Dick Marty të vetin. Një që nëpërmjet një mashtrimi kolosal, i asistuar, jo nga shërbimet ruse dhe serbe, por ato perëndimore do ta detyronte Serbinë të heq dorë nga politika e gjenocidit dhe fshehja e kufomave. Nëpërmjet… Continue reading Ku ta gjejmë një mashtrues si Dick Marty?
Kanti dhe imperativi i zvarranikut
Ti mund të jesh, arsyeja, vullneti i lirë dhe liria në person, por s’mund t’i bësh ato (lirinë, qenien) siç ta do ty zemra ngase je qenie e kushtëzuar me koekzistencë. Gjithçka që mundesh është të kombinosh një kanun personal oportunisti që të zhavtish mundësitë në mënyrë sa më perfide; për t’ia futur kësaj bote!
Harraçi i heshtjes ndaj ekstremizmave
Me islamik – brenda diskursit kompetent – shenjohet individi që vepron në kuadër të aspiratave politike që luftojnë për instalimin e sistemit shtetëror të bazuar në sharia’t. Islamikët që veprojnë brenda kulturosferës shqiptare ndahen në dy kategori kryesore: 1. Në ata që besojnë në teopolitikën e Erdoganit, e cila thotë se islami, me ndihmën e… Continue reading Harraçi i heshtjes ndaj ekstremizmave
Pas prangimit vjen incesti
Një vajzë nga Mitrovica ikë pyjeve për t’i shpëtuar incestit me babain e saj. Ç’bëri babai i saj me atë, para se bota ta merr vesh prirjen incestioze të tij? Si jetoi vajza në atë shtëpi para se të përlajë malin?
Metafora e «derrit të lumtur»
(Kushtuar derrave të lumtur të kulturosferës shqiptare: pushteteve politike, mediabërësve dhe gjithë atyre që determinojnë mentalitetin e kohës)
«Pellazgët» si prefiguratë teodik
Albin Kurti erdhi. Ende pa hyrë në zyrë, thonë le të shkojë. Ka ndryshuar shumë, thonë. Kush ka ndryshuar? U transformua ai kaq shpejtë apo masat zhgënjehen me veprën e tyre: mitin që e konstruktuan sipas imagjinatës gati faustike dhe tash u doli mashkull e jo femër apo të dyja bashkë?
