Rreth padisë për gjenocid

Qeveria kosovare është e vendosur ta padisë Serbinë për gjenocid. Ekspertët thonë se do të jetë zor. Debateve thuhet se Kosova pa qenë anëtare e OKB-së s’mund ta padisë Serbinë, përveçse nëpërmjet ndonjë shteti tjetër. Para se të pyesim se a është padia e mundshme le të pyesim; sa e domosdoshme është ajo?

Arroganca e despotit dhe jargët e kopésë

Albin Kurti nuk përfill reagimet, kërkesat apo shqetësimet e opozitës; as ato të shoqërisë civile e lere më të mediave. Askënd nuk përfill ai. Ai s’ka fije respekti për ato që quhen shtylla të një shoqërie. Ashtu siç nuk ka respekt as për turmat e tij – të cilave asnjëherë nuk iu flet direkt. As… Continue reading Arroganca e despotit dhe jargët e kopésë

Viola Cramon kërkon «Tirol jugor» për Luginën

BE dhe nonpaperistët indirekt u ofrojnë shqiptarëve autonomi në formën e  rajonit Trentino – Tirol jugor edhe për Plavën e Gucinë, për Maqedoninë, Sanxhakun, Janinën e Artën, për Pollogun e Rekën (…). Të njëjtën do t’ua propozojnë edhe Palestinës, Srpska republikës dhe gjithë tjerëve që duan.

Oklokrati që (ndoshta) s’ia del të bëhet perandor

Gjithë e akuzojnë Albin Kurtin për dështimet e shumta të qeverisë së tij. Në mungesë. Ai nuk ka qenë asnjëherë aty ku ka qenë shteti, institucionet, qeveria – më së paku si kryeministër. Nesër kur të digjen politikisht edhe një «gjeneratë» e bashkëpunëtoreve të tij dhe plotë tjerë, ai do çojë shpatullat dhe var buzët… Continue reading Oklokrati që (ndoshta) s’ia del të bëhet perandor

Hyrje në «izm»-ologji

Hyrje në «izm»-ologji

Sa logjike, interesante dhe relevante janë leksemat si «rugovizmi», «albinzimi» krahas «marksizmit», «gandizmit», «darvinizmit» apo atyre si «stalinizmi», «enverizmi»? Izmologji shqiptare.

Published
Categorized as Eseistikë

Jeta dhe vepra e hiçit

Në faqet e historisë shënohen ata që ishin lider ose akterë ndër kryesorët (përfundues) të një primakauze brenda kulturës apo botës ku vepronin. Me primakauza në sferën politike nënkuptoj: lirinë e një populli, mbarimin e ndonjë luftë botërore, bërjen e një kombi, shteti a sistemi universal e të llojit. Këta pastaj konform parimeve mbi të… Continue reading Jeta dhe vepra e hiçit

Sub(ob)jekti dhe (pu)shteti

Demokracia pluraliste nuk është garanci kundër tiranive të «shumicave e njëshave», por mundësi për evitimin e tyre në disfavor të harmonisë dhe paqes shoqërore. Mundësinë mirëpo e detektojnë vetëm qytetarët racional (ata që nuk jetojnë sipas urdhrave të miteve dhe liderëve) dhe pragmatik. Për të qenë këto të dyja mirëpo duhet dije elementare rreth vetes:… Continue reading Sub(ob)jekti dhe (pu)shteti

Topopatët, bionikët dhe sekserët

Në mungesë të historisë si shkencë, romanet e publicistëve topopatë dhe biomaniak do të vazhdojnë të krijojnë psikoza rreth historisë dhe identitetit të njerëzve. Këta pretendojnë se pula është para vesë dhe atë ende pa verifikuar se ç’është pula: shpend apo kafshë e egër?! Sipas këtyre del të jetë kulçedër. Kosova nuk ia doli si… Continue reading Topopatët, bionikët dhe sekserët