«Pas vujatjeve dhe humbjeve njerëzit bëhen më të urtë [mençur]», kështu filozofonte Benjamin Franklin. I vetmi faktor që mund ta bllokojë këtë proces është ai instrumentalizimit partitopolitik nga bartësi i tyre – ai i humbjeve dhe vuajtjeve s’mund të bëhet i urtë [në kuptimin filozofik të fjalës] nëse i redukton ato në mjet politik në… Continue reading Vuajtja si instrument
Autor: Xhemal Ahmeti
ka lindur në Lugmir [Dobërdoll] të Maqedonisë. Ka mbaruar Historinë e Arteve, Mediat, Historinë, Antropologjinë Sociale [lic. MA+] Religjioshkencat dhe Filozofinë [Dr.phil|] . Ka punuar si kryeredaktor i disa të përditshmeve shqiptare dhe si redaktor në gazeta zvicerane. Aktualisht dhe ndër tjera punon në Universitetin e Freiburgut (Zvicër) si hulumtues shkencor i religjioneve. Autor i disa veprave me prozë, ese, kritikë letrare dhe studimesh shkencore. Jeton në Bernë.
Gjitha format e kosovarizmit
Ideja e «kombit kosovar» ka vite që është më konstantja brenda polemikave që zhvillohen vitrinave digjitale shqiptare. Ideja si e tillë – për t’u përcaktuar sadopak kontingenca e saj – duhet të rrjedh kohës, socialitetit, kulturës, historisë, politikës, diskurseve për ta dëshmuar mundësinë e (mos)realizimit të saj. Cila është historia e idesë së «kombit kosovar»… Continue reading Gjitha format e kosovarizmit
Qorrfermanët e «Tabir sarajeve» shqiptare!
Gjendja agorave shqiptare është dramatike. Gjuha që përdoret – në çdo formë të saj, qoftë brutale apo si metaforë kuazi-intelektuale – i përngjan një gazi të veçantë toksik që mbush masat me energji urrejtëse e (vetë)shkatërruese por i lë gjallë sa për të vuajtur. Analizë gjuhës së një mentaliteti agresiv.
Fytyrat e shumta të skamjes
Skamja në Kosovë është ndryshe. Krahasuar me vendet e zona tjera as skamje e njëmendtë nuk është. Mjafton që në vend të byzylykave të ndihmohen rastet sociale dhe si ashtu për bukë nuk vdes kush. Ky është rrëfimi i një 6vjeçareje: „Quhem Jozefina. Jozefina Fernandez Alvarez. Jetoj bashkë me tetë vellëzërit dhe motrat e mia… Continue reading Fytyrat e shumta të skamjes
«Krimi» dhe ndëshkimi i Kosovës
Historia e një vendi që morri përgjegjësinë për krimet që u bënë ndaj tij. Ose cilat janë filialet serbe në Kosovë që ndihmojnë sabotimin e shtetit?
Polimeria e epistemocidit
Përveç luftërave tjera ku ndeshen për ta vrarë njëri tjetrin popuj, shtete e kultura, ekziston edhe lufta historike e gjeniut kundër despotit dhe anasjelltas. I pari dijet dhe njohjet e fituara mbi botën, lirinë, njeriun dhe natyrën e tij i ka shpërndarë si p frymë të re pavarësisht mediumit që ka pasur në disponim. I… Continue reading Polimeria e epistemocidit
Asimetria e gjysmëhënës shiite
Mbrëmë u shkrepën raketat e para, të cilat nga plotë lexohen si efekti i parë i politikës së Trumpit për të prishur marrëveshjen me Iranin. Kush i percepton sulmet e mbrëmshme si rutinë të luftës tashmë shekullore ndërmjet hebrenjve dhe filistinëve biblikë, gabon rëndë. Fjala është për një përplasje të re globale, që mund të… Continue reading Asimetria e gjysmëhënës shiite
Viza historike për Yeşilköy
Dy perceptime janë bërë sërish aktuale. Njëri thotë: BE dhe tjerët diskriminojnë shqiptarët. Tjetri thotë se shqiptarët nuk meritojnë më shumë se kaq – prandaj humbin çdo tren të mundshëm të historisë. Cili shpjegim nga këta qëndron e cili jo? Duke kërkuar përgjigjen përfunduam edhe ne si shtetet shqiptare – në pashtegësi! Tjetër s’kanë faje… Continue reading Viza historike për Yeşilköy
Bobitë, Kadare dhe prometheu
Nuk mund të jesh kundër këngës. As kundër Bob Dylan-it. Ka njerëz që duan letërsinë, artin siç e kanë mësuar nga «klasikët» dhe ka të atillë që nuk shtrëngojnë trurin dot dhe kënaqen me rrëfime të lehta. Ajo mirëpo çka ndodhi pas dhënies së nobelit Dylanit s’kishte të bëjë me asnjërën nga kategoritë perceptuese të… Continue reading Bobitë, Kadare dhe prometheu
Trump – Orfeu në DC
Nëse vazhdohet kështu Donald Trump do të përjetësohet si presidenti më i pa pushtet në historinë e presidentëve të SHBA-ve. Administrata e tij u përngjanë atyre gardianëve të psikiatrisë, të cilët, detyrën kryesore kanë që ta parandalojnë të çmendurin mos ikë nga qelia – kështu së paku e përshkruajnë ekspertët europianë konfliktin e Trump-it me… Continue reading Trump – Orfeu në DC
