Falsiteti patetik i proprimatëve të një «kryeqyteti»

Në letërsi ekziston koncepti «pathetic fallacy» i Ruskinit. Edhe në politologji ka koncepte të tilla, por jo si ky që me aq mprehtësi objektive përshkruan politikën e sidomos luftën aktuale të partive për të marrë apo pasur primatin mbi kryeqytetin-ende-katund të Prishtinës. Një ese që u nis për diçka tjetër dhe devijoji pamflet kundër politikës.

Published
Categorized as Eseistikë

Në monarkinë e defektëve

I pari: tri tjerët janë kriminelë! I dyti: I pari dhe dy tjerët janë idiotë! I treti: I pari, i dyti dhe i katërti janë tradhtarë. I katërti: tri të parët janë defekta, të paaftë dhe të korruptuar! Mediat bëjnë sintezën: jetojnë në ferr! Kjo është ideologjia, programi, fryma se si funksionon politika shqiptare. Ata… Continue reading Në monarkinë e defektëve

Demokracia pa popull

Demokracia pluraliste e lejon, por legjitimitet me ndershmëri nuk kanë ata që bëhen kryetarë qytetesh vetëm me 15% të elektoratit. Ata që thonë se gjithandej kështu qenka, duke u krahasuar me perëndimin e kanë një defekt në analizë dhe matematikë: shtetet shqiptare ende bëjnë luftën me sigurimin e ujit të pijshëm dhe dritave. Demokracia pluraliste… Continue reading Demokracia pa popull

Published
Categorized as Analiza

Epigonët kufomatikë dhe Marksi intim

Marksi konsideronte zviceranët budallenj; klasën punëtore gomare, Lassallin, themeluesin e  socialdemokracisë gjermane „nigger judaik“, sllavët racë e ulët dhe … pikërisht këto kategori e kanë mitin absolut, si shkon kjo? Truri dhe politika janë çështje komplekse

Liria si huti kolektive

Shqiptarët duan demokraci kualitative, mirëqenie dhe shtet ligjor. Duan vetëm. Idetë e tyre të bukura për përparim, mirëpo i bllokojnë dhe shkelmojnë vetë; me veprimet e tyre konkrete aktuale, aktive, praktike. Ku është defekti që sjell këtë diskrepancë të rëndë ndërmjet dashjes dhe veprimit?

Published
Categorized as Eseistikë

Jalla, jalla osman aga

E dini kush është Osman Aga në këngën e Nenad Jovanoviçit? Bëhet fjalë për çerkezin e mbiquajtur Osman Topalli. Figura qendrore për deportimin dhe masakrimin e pakicave të krishtera brenda perandorisë osmane (1914-1923) si dhe njëri nga akterët kryesor në masakrën ndaj armenëve.

Partitë si krematoriume

Shoqëritë shqiptare kanë plotë njerëz me potenciale të mëdha që mund të bëjnë ndryshime. Fatkeqësia e tyre është se pikërisht në zenitin e tyre bëhen marioneta aq të gërditshme saqë mbrojnë me thonj e qenie edhe politikanin më të korruptuar të mundshëm. Partitë nuk ndryshojnë kështu, përkundrazi ato mbeten vampire jo vetëm të subjektëve me… Continue reading Partitë si krematoriume