Analisti politik Xhemal Ahmeti mendon se partitë politike nuk kanë më shumë se dy alternativa: ose të shkojnë në zgjedhje ose të bëjnë helvetizimin e qeverisjes: T’i ndajnë ministritë sipas përqindjes së fituar dhe secila parti ta nominojë kryeministrin e vetë në rotacion, për një vit. Për VV-në thotë se ende nuk është pjekur për… Continue reading Bllokadën e thyejnë vetëm bllokuesit
Autor: Xhemal Ahmeti
ka lindur në Lugmir [Dobërdoll] të Maqedonisë. Ka mbaruar Historinë e Arteve, Mediat, Historinë, Antropologjinë Sociale [lic. MA+] Religjioshkencat dhe Filozofinë [Dr.phil|] . Ka punuar si kryeredaktor i disa të përditshmeve shqiptare dhe si redaktor në gazeta zvicerane. Aktualisht dhe ndër tjera punon në Universitetin e Freiburgut (Zvicër) si hulumtues shkencor i religjioneve. Autor i disa veprave me prozë, ese, kritikë letrare dhe studimesh shkencore. Jeton në Bernë.
Thaçi – për pushtetin apo Kosovën?
Opozita është e vendosur: ose qeverinë ose përsëritje të zgjedhjeve! Duket sikur Hashim Thaçit mos t’i ketë mbetur tjetër veç se ta pranojë Ramush Haradinajn për kryeministër dhe ta përkrah në ato sfera ku ai dështoi. Çdo manovër tjetër – thuan analistët çon në periudha pa qeverisje dhe ndoshta edhe në acarime të panevojshme? Apo… Continue reading Thaçi – për pushtetin apo Kosovën?
Popi, plisat dhe pluralizmi
Demokracia pluraliste nuk qenka sistem për shqiptarë. Ata munden të funksionojnë vetëm duke u lidhur pas Njëshit: kushdoqoftë ai e çkadoqoftë ajo. Historia e një keqkuptimi!
Shoqëria, si projekt intelektual
Cili është projekti individual i politikanit ose i intelektualit shqiptar në favor të përparimit të shoqërisë kosovare, shqiptare?
“Profeti” Ibrahim Rugova
Shqiptarët e historisë nuk i kanë sakralizuar heronjtë dhe mitet e tyre në perëndi, profetë, të shenjtë, hyjnorë. Për këtë arsye ndoshta ata as nuk janë themelues e kultivues të ndonjë religjioni lokal, siç i gjejmë me shumicë brenda versionit ortodoks sllav të krishterimit apo subsaharës, tek aborixhinët dhe fiseve të shumta afrikane.
Fëmijët azileve, vetë në psikiatri
Asnjë i çmendur nuk na zuri derën. Qendra Psikiatrike e Münsingenit është një kompleks gati sa një fshat. Nën tavanin e njërës nga godinat më të vjetra të qendrës e takojmë Mark D.* (35). Reparti quhet TAM dhe shërben si qendër rehabilitimi për të varurit nga alkooli, drogat e të problemeve tjera.
Skuadrat efektive të BE-së
Shumë kohë më parë Vuçiç paska telefonuar gjithandej se mund të ndodhë një dramë gjatë lojës Shqipëri – Serbi? Nga e dinte Beogradi këtë punë? Kush brenda instancave të BE-së vendosi të dalë me qëndrim për eksesin? Emrat, personat? Çka bën BE kundër racizmit të shprehur nga primatët serbë kundër shqiptarëve? Shumë pyetje që presin… Continue reading Skuadrat efektive të BE-së
Politika në panoptikë
Shqiptarët nuk i kanë prek zhvillimet epokale si industrializimin, «Belle Époque»-n, konsumizmin e «epokës së artë» të Hobsbawm-it për shkak të qenies në kafaze të ndryshme ideologjike, tradicionale dhe eksterne (pushtimet) e të tjera.
Çka lyp Qosja?
Qenka tmerruar akademik Qosja. Nuk është hera e parë. Ai tmerrohet shpesh. As Isa Mustafa nuk reagoi si intelektual: edhe ai tmerrua keq. Dy veteranë të epokës jugosllave në Kosovë grinden ndër veti. Për historiografët mund të jetë vetëm mirë, për gjeneratat e reja kjo zhurmë shkakton sigurisht dhimbjekoke e për ata që ikin është… Continue reading Çka lyp Qosja?
Një ndodhi në Helveci
Për tre ditë rresht në kryeqendër të Zvicrës komedia e Jeton Nezirajt “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës” mbush përplot e përtej karriges së fundit teatrin. Aty flitet shqip e kuptohet në të gjitha gjuhët e mundshme falë mjeshtërisë së lartë të aktorëve!
