Neofitët e Katilinës

Në aferën e historisë me Turqinë dolën në anën a saj sepse historia vërtet duhet të revidohet. Në kontestin rreth shamisë u rreshtuan krah atyre grusht zonjave që kanë të drejtë të vishen si të duan. Gjatë aferës me «UEFA»-n sulmuan Evropën, gjatë skandalit me EULEX-in sulmojnë po të njëjtën, tash ambasadorja amerikane iu dha… Continue reading Neofitët e Katilinës

Published
Categorized as Eseistikë

Ne udbashët!

Dy paranoja i lënë pa gjumë kosovarët: SHIK-u i Kadri Veselit dhe UDB-a jugosllave. S’ka debat, polemikë e ngatërresë pa këto dy vampirë. Nuk ka rëndësi se a flitet për ekonomi, politikë, kulturë apo bujqësi shiku dhe udba janë aty: Si zgjidhje, si formulat që «ndriçojnë» gjithçka. Ato veprojnë si lugetër besnikë në mendësinë e një vendi të pamësuar me lirinë

Published
Categorized as Kollumna

Mediat dhe parada e fekalistëve

Edhe mediat në zë perëndimit transmetojnë statuse rrjetesh sociale me relevancë publike. Edhe ato raciste, përjashtuese, fyese. Por duke i gjykuar nëse dalin nga mendja e ndonjë personi me rol vendimmarrjeje ose ndikimi masiv në shoqëri.

Published
Categorized as Kollumna

Kthetrat e kleptokratëve

Luftë për liçensa e tenderë. Oligrakët rrezikojnë tregun e lirë. Demokracia e kapur nga plutokratët. Shteti – klub grykësish. Askush i pakooruptuar. Shoqëria civile si parashkollë zombi-karrieristësh. Opozitë harraçi dhe kulaçi. Parlamenti përshkruhet si një hordhi piratësh që me dhëmbë e thonjë grushtohet se kush do ta kap kockën më mishëplotë.

Kur shoqëria shpëtoi shtetin nga kolapsi

Janë arrestimet spektakulare të imamëve dhe radikalëve qimeçartur që do të dominojnë kronikën e vitit që ikë? Apo hadesi i pritjes gjashtëmujore, ai modus mortus-i që primatët grindavecë ia detyruan vendit do të jetë monumenti monolit i copëkujtesës me numrin 2014? Dronin në kryeqytetin serb sigurisht se nuk do ta harrojë kush, madje dyshojmë se… Continue reading Kur shoqëria shpëtoi shtetin nga kolapsi

Iluministë e iluminatë

UEFA, EULEX, Evropa. E para një klub gatiprivat pseudomagnatësh të sportit. I dyti një aparat burokratik, i përzier me të deleguar nga të gjitha vendet anëtare të Bashkësisë Evropiane. E treta; kontinent në të cilin jetojnë afër 50 shtete, rreth 750 milionë banorë dhe qindra identitete e kultura.

Këto parti s’janë për shtet

Zhbogar dje tha: “Puna ime është të nxisë udhëheqësit politikë që kanë marrë përgjegjësi nga vota e popullit që ta zgjidhin ngërçin. Në mbështesim përpjekjet e Jahjagës që t’i shtyjë ata rreth një marrëveshje. Koha po kalon por ne nuk mund që ta kryejmë punën e liderëve».

Harraçi i subjektivitetit

Shumica absolute e teksteve, në mediat shqiptare, duke filluar nga titulli e deri në legjendën e fotografisë ulërijnë nga emocionet, preferencat, perspektivat dhe interesat personale të autorëve. Gjë kjo e lejueshme për autorë librash e opinionesh farekoti mirëpo jo për media dhe institute të dijes. A mund të jetë gazetari shqiptar objektiv?

Doktrina e gjarprit neoliberal

Psikopolitika neoliberale (pra jo e represionit, burgosjeve, rrahjeve) e Thaçit futi Kosovën politikisht në pasmodernë – me të mirat dhe të këqijat që bartë me vete. Radhën tjetër ndoshta mësojnë edhe tjerët. Pas katër viteve! Enigma ka mbetur e paprekur: si rezultoi e mundur që partitë më të difamuara të vendit fituan shumicën e votave?… Continue reading Doktrina e gjarprit neoliberal

Autopsia e një debati

Në debatin e Blendi Fevziut kësaj të enjteje, dy diskutues i bënë sintezën gjendjes së diskursit publik rreth kontestit të fundit Shqipëri – Serbi: Menduh Thaçit i ishte bërë »zemra mal« nga «droni» me kolazhin mbi pëlhurë të zezë, sepse ua kishte futur shërbimeve sekrete dhe shtetit serb duke valuar në qiellin beogradas dhe qëndrimi… Continue reading Autopsia e një debati