Rrëfimi është banal. Figurat – si në shumicën e romaneve të Coelhos – janë pa gjak, statikë. Rrëfimi i përngjan një procesverbali ku Linda jo patjetër tregon për përditshmërinë e saj por operon me stereotipe aq të përhapura mbi gratë e paemancipuara. «Shkoj atje ku ujërat janë më së thelli». Me këtë citat të Lukës… Continue reading Coelho – shamani i pabesisë
Autor: Xhemal Ahmeti
ka lindur në Lugmir [Dobërdoll] të Maqedonisë. Ka mbaruar Historinë e Arteve, Mediat, Historinë, Antropologjinë Sociale [lic. MA+] Religjioshkencat dhe Filozofinë [Dr.phil|] . Ka punuar si kryeredaktor i disa të përditshmeve shqiptare dhe si redaktor në gazeta zvicerane. Aktualisht dhe ndër tjera punon në Universitetin e Freiburgut (Zvicër) si hulumtues shkencor i religjioneve. Autor i disa veprave me prozë, ese, kritikë letrare dhe studimesh shkencore. Jeton në Bernë.
Azazelët anti fortuna
Ec diçka mirë në shoqëritë shqiptare? Asgjë – thotë gati çdo artikull, opinion, libër ku mund ta bastisim gjendjen e frymës intelektuale. Janë autorët dhe publicistët shqiptarë kryepesimistët e globit apo vërtet Fortuna, ajo perëndesha romake e fatit dhe lumturisë t’ua ketë suprimuar të drejtën e harésë? Kështu duket saherë që udhëton shkronjave shqipe, gati… Continue reading Azazelët anti fortuna
Ciankalizimi i frymës
Pse aq lehtë u krijuan grupet radikale ndër shqiptarë? Ka kjo të bëjë me nivelin e ulët arsimor, me primitivitetin e përhapur apo se shqiptarët i përkojnë asaj kategorie të masave që lehtë kapen për modeleve të huaja kulturore dhe ideologjike sepse asnjëherë nuk kanë mësuar të merren me veten?
Antropoqebapa tirone
«Ne në Shqipëri jemi të ndryshëm nga shqiptarët në Maqedoni dhe Kosovë, nuk kemi qebap, qofte, kajmak (…) Shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoni kanë më shumë të përbashkëta me njerëz të tjerë nga ish-Jugosllavia, tha Armanda Hysa, antropologe e njohur nga Shqipëria», kështu portali nga Maqedonia «Republika».
Mentaliteti dhe objektiviteti
A është e mundur të mbetesh neutral brenda një mentaliteti, i cili me përjashtime minimale vepron sipas formulës bipolare heraklitiane; ftohtë-nxehtë, bardh-zi, mirë-keq dhe nuk le shteg për relativen, pamundëson çdo alternativë të mundshme, pa mes, pa anë?
Racistët ndër ne
Evropa racizmin e ka jo vetëm në gjak, por edhe në tru. Iluministët përveç përjashtimit kategorik të femrës nga e drejta universale – shumica e tyre – ishin këmbekrye, herës pas here edhe racistë. Në antikën famoze të lindjes së poliseve, demokracia nuk ishte ndryshe.
Agora virtuale shqiptare
Rjetet sociale dhe politika. Edhe këtu pushteti bën çmos që të zgjojë radiusin e manupilimit. Megjithatë të lirët mund ta fitojnë betejën – sepse kanë besueshmërinë në anën e vetë!
Civiliteti si pushteti
Iluminizmi evropian, sekularizmi dhe shumë tjetër me të cilat humaniteti krenohet të ketë ecur vertikalisht, nuk janë vepra monarkësh, tiranësh e pushtetesh, por elitash rebele kundër tyre.
Tregu i zi i diturisë
Shqiptarët asgjë nuk e marrin serozisht – shkollën edhe më hiç. Po që primatët shqiptarë të besonin të kenë shkolla tëmira nuk i dërgonin fëmijët e tyre në shkollat turke, amerikane e gjetiu. Ndoshta jo për të mësuar, por së paku për të mos u sëmurë nga shkuja.
Metaforat e linçimit
Gjatë zgjedhjeve ka shumë racizëm. Jo pak parti dhe politikanë operojnë me difamime, linçime në baza grupore, etnike. Gjersa ata e kanë vetëm për votë, njerëzit infektohen ndoshta përgjithmonë me viruset shpejtëpërlarës e rëndë të shkulshëm të urrejtjes! Degradimi i tjetrit si të paaftë, pa kapacitetet e nevojshme për të qeverisur është pothuaj mesazhi i… Continue reading Metaforat e linçimit
