Kritika letrare si zbavitje popullore

Shumë shkrimtarë ankohen se mungon kritika e mirëfilltë letrare. Pasi që ata e ditkan se ç’eshtë kritika letrare, atëherë, ata sigurisht se posedokan një vizion të qartë dhe një përgatitje të tillë shkencore, saqë mund të japin linjat se si duhet të duket «kritika e mirëfilltë letrare». Si urdhëroni të nderuar, po presim!

Published
Categorized as Kritika

Akulturimi

Çdokush që ka një mijë dollarë, dijnë alfabetin dhe posedon aftësinë e zhgaravitjes mund të bëjë një libër dhe ate me firmën e Lidhjes së Shkrimtarëve apo ndonjë institucioni tjetër që merret me afirmimin dhe botimin e krijuesve të rinj.

Korrupsioni dhe letrarët

Në komunizëm, për tu rekrutuar në sistem me ndonjë post duhej të ishe servil ndaj ideologjisë në pushtet. Sot duhet ose të kesh para ose ta kesh axhën a tezen shef/e të ndonjë institucioni ose klani. Faciti mbetet i njejtë: jo pak institucione të rëndësishme shoqërore e kulturore mbeten edhe sot në duart e diletantëve

Kritika letrare në printmedia

Autorët ankohen se nuk ekziston kritika letrare nëpër mediumet e printuara. Nuk ka kritikë të mirëfilltë që trajton veprat e reja letrare. Sa është e vërtetë kjo? Ku qëndron defekti që pengon prezencën e rubrikave të konsoliduara e të rregullta për librin e sapobotuar?