Eulex dhe ambasadat si filialla të Thaçit?

Publikimi i detajeve nga raporti konfidencial rreth hierarkisë së Eulex-it solli një dimension të ri në siperfaqe: Jo ndërkombëtarët delegojnë pushhtetin kosovar, por e kundërta: Pushteti kosovar instrumentalizon dhe manipulon me EULEX e tjerë saherë që të ketë nevojë për të maskuar dështimet apo për të likuiduar kundërshtarët

Published
Categorized as Kollumna

Kanuni i sekularit

Sekularizimi* nuk nënkupton asgjësimin e ndonjë religjioni apo botëkuptimi, përkundrazi ai është i vetmi sistem që mundëson sociodiversitetin, koekzistencën e shumëve brenda një hapësire. Ai shërben si preventivë për ruajtjen e paqes shoqërore sidomos në ato hapësira  të cilat përbrenda kanë ideologji e subidentitete me synime ekspansioni global. Sa vlen ose sa praktikohet sekularizimi ndër… Continue reading Kanuni i sekularit

Turqia përdhunon islamin

Turqia  për të realizuar strategjinë e saj ekspansioniste në zonat që i konsideron «mbetje osmane» edhe varrin e Muhamedit do ta çonte në ajër. Vetëm myslimanët shqiptarë s’duan ta kuptojnë këtë, se arabët që moti urrejnë neosmanët e Ankarasë për përdhunim të islamit për synime neo-ekspansioni. Ka më shumë se një dekadë që historian të… Continue reading Turqia përdhunon islamin

Published
Categorized as Analiza

Si të lexohet formula „Bashkim shqiptar“ në kuadër të BE-së

Çka ndodhi në Pallatin e Kongreseve në Tiranë? U vunë themelet e bashkimit shqiptar apo kemi të bëjmë vetëm një spektakël retorik? Anti-unionistët i ka kap paranoja e pro-unionistët inati! Parulla një tokë, një popull, një ëndërr megjithatë qoftë simbolikisht është një premtim i fortë në favor të Bashkimit. Më shumë hë për hë skanë… Continue reading Si të lexohet formula „Bashkim shqiptar“ në kuadër të BE-së

Published
Categorized as Analiza

100 ditë vetëmallkim!

©Fahredin Spahija: "Shqetësim"

100-ditëshi i kësaj qeverie gati u bë. Kolumnistët, opinionistët mprehin lapsat para sajimit të provanive të radhës. Intensitetin e njohim, atë vertikalin: keq – shumë keq – tmerr – katastrofë – kataklizëm!

Published
Categorized as Analiza

Vetëvendosja (nuk) është komuniste!

Dilema që u rishtrua se a është komuniste sepse nuk lejon konkurrencë për shef partie del e kotë, sepse forma e zgjedhjes shfaqet tek të gjitha partitë shqiptare, të cilat ende nuk ndahen dot nga stili i trashëguar i veprimit politik patriarkal.

Published
Categorized as Analiza

Kosova tregon dhëmbët

Nervozë në Beograd. Në Bruksel poashtu. Qeveria e re kosovare transmeton shenja të një kursi të ri diplomatik: moderate mirëpo tregon dhëmbë.

Published
Categorized as Kollumna

Oh sa mirë me qenë popull!

Populli – ende pa e rrokullisur nëpër dhëmbë këtë fjalë se ç’nisin ndjenjat të na vënë trupin në lëngim. Nën e mbi lëkurë djersët lumë. Hyjnitë, perënditë, heronjtë, engjëjt na duken xhuxhë statikë kopshteve pa lule karshi parafytyrimit për popullin. Popull – fjalë e madhe, e rëndë, e shenjtë, eh, ah popull! Unë, ti ai,… Continue reading Oh sa mirë me qenë popull!