Këta që i çojnë shqiptarët në të njëjtin hiatus – atë të dështimit të përhershëm sepse nuk kanë lëvizur fare dhe po erdhi një ditë të ikë protektorati ata të papërgatitur do t’i ngjiten pas.
Autor: Xhemal Ahmeti
ka lindur në Lugmir [Dobërdoll] të Maqedonisë. Ka mbaruar Historinë e Arteve, Mediat, Historinë, Antropologjinë Sociale [lic. MA+] Religjioshkencat dhe Filozofinë [Dr.phil|] . Ka punuar si kryeredaktor i disa të përditshmeve shqiptare dhe si redaktor në gazeta zvicerane. Aktualisht dhe ndër tjera punon në Universitetin e Freiburgut (Zvicër) si hulumtues shkencor i religjioneve. Autor i disa veprave me prozë, ese, kritikë letrare dhe studimesh shkencore. Jeton në Bernë.
Sovraniteti i zhurmaxhinjve
Mosvotimi i Gjykatës Speciale konsiderohet si vullnet i kosovarëve për ta demonstruar sovranitetin e tyre ndaj ndërkombëtarëve. Mirëpo, e vetmja forcë reale që ruan sovranitetin e Kosovës janë ndërkombëtarët. Si shkon kjo punë?
Kur Zoti zbret në Llapushnik
Pushtimi qenka ai që paska ruajtur shqiptarët mos ia hanë kokën njeri tjetrit, në emër të féve të importuara prej gjithandej. Grupet radikale, të rinjtë në ISIS, mohimi, shembja, përdhosja e figurave të Nënë Terezes, Skënderbeut, tendenca e priftërinjve për të monopolizuar sa më shumë territor dhe historinë, janë monumentet e ferrit të këtij realiteti.
ISIS me plis
Kërcënuan talibanët. Si na u duk? Si një shpullë idiotësh oqeanit me shpresën se do ta krijojnë në cunami, apo u tërbuam se ISIS flet zyrtarisht edhe shqip. Çfarë zullumi bënë shqiptarët se?
Gishtat dhe mjekrrat e terrorit
Nëpër filmat horror kemi parë atë skenën ku viktimat përpiqen të tmerrojnë dhampirin duke ia mbajtur një kryq para hundëve.
Agjentët dhe kazermat e Erdoganit
Janë xhamitë kosovare kazerma të Sulltan Erdoganit? Jo. Si ta besojmë? Si të sillet shoqëria dhe shteti me një kryehoxhë që falsifikon historinë në favor të politikës së një shteti tjetër. Naim Tërnava në Turqi foli në emër të myslimanëve dhe ata tash e kanë për detyrë ta shkarkojnë atë para se të përdhosen kultet… Continue reading Agjentët dhe kazermat e Erdoganit
Ecce homo alienatus
Ne nuk kemi pra asnjë bazë të flasim në formën rezultative mbi tëhuajësimin tërësor të individit por vetëm për: Tendencën për shkatërrimin, pezullimin e lidhjeve individuale, grupore apo shoqërore me faktorët e natyrshëm identitarë (gjuha, tradita, kultura, zakonet) për të konstruktuar një identitet tjetër!
Kodet psikotoksike
LAJMET – Çfarë asociacionesh mentale dhe shpirtërore mund të ngacmojë ta zëmë fjalia:Isa Mustafa duke qeshur dhe duke e përshëndetur në serbisht ia shtrëngoi dorën kryeministrit serb Vuçiç, i cili ia ktheu në anglishte» (frazë e huazuar nga mediat), në psikën e konsumuesit pa kushtetutë personale perceptimi?
Platoni i ka fajet!
Pse duhet të tërbohemi kur ndonjë religjioz thotë Hëna është prej çokollate? Në fakt duhet të qeshim – me kushtin që të mos jetojmë në Ballkan. Gadishulli ende është zona ku iracionalët e kanë fjalën!
Arshi, sllavët, Pipa dhe fashistët
Arshi Pipa konsiderohet ndër kritikët më të mëdhenj shqiptarë? Ai një numër autorësh klasikë e të sotëm i shihte si fshatarë të pagdhendur, fashistë, të kotë. Sa kishte të drejtë?
