Kosova – shteti pa krye

KOMENT / Në esencë janë dhe veprojnë njëjtë – pozita dhe opozita. Ato sillen me të njëjtën mendësi ndaj shtetit ligjor, demokracisë, lirisë, politikës. Thyejnë ligjet në mënyrë industriale aty ku u jepet rasti. Të dyja nuk janë zgjidhje për Kosovën. Paradoksalisht mirëpo vetëm ato mund ta shpëtojnë vendin nga ndonjë katrahurë e radhës. Kush mund t’i kap për veshi e t’i ulë bashkë? Shoqëria civile si duket jo!