Nervozë në Beograd. Në Bruksel poashtu. Qeveria e re kosovare transmeton shenja të një kursi të ri diplomatik: moderate mirëpo tregon dhëmbë.
Kategorie: Kollumna
Popi, plisat dhe pluralizmi
Demokracia pluraliste nuk qenka sistem për shqiptarë. Ata munden të funksionojnë vetëm duke u lidhur pas Njëshit: kushdoqoftë ai e çkadoqoftë ajo. Historia e një keqkuptimi!
“Profeti” Ibrahim Rugova
Shqiptarët e historisë nuk i kanë sakralizuar heronjtë dhe mitet e tyre në perëndi, profetë, të shenjtë, hyjnorë. Për këtë arsye ndoshta ata as nuk janë themelues e kultivues të ndonjë religjioni lokal, siç i gjejmë me shumicë brenda versionit ortodoks sllav të krishterimit apo subsaharës, tek aborixhinët dhe fiseve të shumta afrikane.
Çka lyp Qosja?
Qenka tmerruar akademik Qosja. Nuk është hera e parë. Ai tmerrohet shpesh. As Isa Mustafa nuk reagoi si intelektual: edhe ai tmerrua keq. Dy veteranë të epokës jugosllave në Kosovë grinden ndër veti. Për historiografët mund të jetë vetëm mirë, për gjeneratat e reja kjo zhurmë shkakton sigurisht dhimbjekoke e për ata që ikin është… Continue reading Çka lyp Qosja?
Ne udbashët!
Dy paranoja i lënë pa gjumë kosovarët: SHIK-u i Kadri Veselit dhe UDB-a jugosllave. S’ka debat, polemikë e ngatërresë pa këto dy vampirë. Nuk ka rëndësi se a flitet për ekonomi, politikë, kulturë apo bujqësi shiku dhe udba janë aty: Si zgjidhje, si formulat që «ndriçojnë» gjithçka. Ato veprojnë si lugetër besnikë në mendësinë e një vendi të pamësuar me lirinë
Mediat dhe parada e fekalistëve
Edhe mediat në zë perëndimit transmetojnë statuse rrjetesh sociale me relevancë publike. Edhe ato raciste, përjashtuese, fyese. Por duke i gjykuar nëse dalin nga mendja e ndonjë personi me rol vendimmarrjeje ose ndikimi masiv në shoqëri.
Kthetrat e kleptokratëve
Luftë për liçensa e tenderë. Oligrakët rrezikojnë tregun e lirë. Demokracia e kapur nga plutokratët. Shteti – klub grykësish. Askush i pakooruptuar. Shoqëria civile si parashkollë zombi-karrieristësh. Opozitë harraçi dhe kulaçi. Parlamenti përshkruhet si një hordhi piratësh që me dhëmbë e thonjë grushtohet se kush do ta kap kockën më mishëplotë.
Iluministë e iluminatë
UEFA, EULEX, Evropa. E para një klub gatiprivat pseudomagnatësh të sportit. I dyti një aparat burokratik, i përzier me të deleguar nga të gjitha vendet anëtare të Bashkësisë Evropiane. E treta; kontinent në të cilin jetojnë afër 50 shtete, rreth 750 milionë banorë dhe qindra identitete e kultura.
Këto parti s’janë për shtet
Zhbogar dje tha: “Puna ime është të nxisë udhëheqësit politikë që kanë marrë përgjegjësi nga vota e popullit që ta zgjidhin ngërçin. Në mbështesim përpjekjet e Jahjagës që t’i shtyjë ata rreth një marrëveshje. Koha po kalon por ne nuk mund që ta kryejmë punën e liderëve».
Agorat e radikalëve
(Update: 14.11.2016)Përpjekje për të depërtuar në psikën e esktremistëve. Ata nuk kërcejnë lavshëm – siç pandehim – vetëm nga fundësia ekstreme e religjionit të konsideruar shumicë, por i hasim poaq histerik edhe kategorive të tjera: manistët, ateistët, etnocentrikët dhe neomarksistët nuk janë më pak agresiv. Si t’i kuptojmë? Ose ku na çojnë? Veçanërisht gjenerata e… Continue reading Agorat e radikalëve
