Metafora e prushit

ESE MBI QENIEN SHQIPTARE / Mitet, magjikja dhe identiteti i një populli evropian që «lindi» nga gërmadhat e një perandorie lindore. Shqiptarët «ç´kanë qenë, ç´janë e ç´duan të bëhenë»?  Teksti «Le destin  dela Grèce moderne» [Fati i Greqisë moderne] që filozofi franko-grek Kostas Axelos e botoi në revistën Esprit (qershor 1954) tmerroi grekët dhe eurocentrikët. Grekët… Continue reading Metafora e prushit

Islam apo iman?

Që nga paramoderna e deri sot shumica e dijetarëve islamë kërkojnë që në fillim të favorizohet īmān –i si mjet ekspansioni e jo islām-i, sepse i fundit perceptohet edhe si identitet, hapësirë kulturore, etnologjike, sociale e ekonomike me arabët si primatë dhe si i tillë krijon konflikte me identitetet tjera nacionale. Me të drejtë. Për çka?

Fe me dhunë?

Së paku që me pagëzimin e trakasit nga Dacia mediterranea e prefekturës së Illyricum-it Petrus Sabbatius, alias Justinian si perandor më 1 janar 528, disponojmë me tonelata fakte që flasin për gjenocide fizike dhe kulturore në favor të përhapjeve së religjioneve.

Mediat dhe «dija e shoferit»

Një masë lexuesish që konsumon mediat vetëm për vetëkonfirmim (si unë disa herë), fatalisht është e paradënuar me vendnumërim dhe prapambetje. Disa nga mediat e kanë kuptuar këtë lojë dhe riprodhojnë padijen për kuletën, kështu duke suspenduar hulumtimin pas informatës së konfirmuar dhe së «vërtetës», rreth një ngjarjeje. Charles Manga dhe Rolf Dobeli* nuk pushojnë… Continue reading Mediat dhe «dija e shoferit»

Jahwe e Allahu në tirqi, me plis

ULTIMA RATIO I /Dikush i hoqi kapakun shishes magjike; nga gryka e saj nuk i doli korrieri ekzotik për t’ia plotësuar dëshirat, por përkundrazi nga aty i shpërthyen shpirtrat e muxhahidëve autobombë dhe ata të kalorësve të inkuizicionit dikur oksidental e sot oriental. Ka kohë që lugetërit e rizgjuar, fanatikët e çdo feje e sekti… Continue reading Jahwe e Allahu në tirqi, me plis

Fe se frikë?

Arkeologët thonë se frika ka qenë motivatori zanafillor nëpër artefaktet me karakter religjioz. ULTIMA RATIO II / Arkeologët thonë se frika ka qenë motivatori zanafillor nëpër artefaktet me karakter religjioz. Jo pa të drejtë: Të parat vizatime e skica, të zbuluara shpellave të orientit (datuar dyzet mijë vjet para e.s.) ekspozojnë dukuri, momente dhe figura që… Continue reading Fe se frikë?

Kryemyftiu

Sidomos në kushtet e radikalizmit të ca pjesëve të komunitetit mysliman Naim Tërnava do të vazhdojë të jetë i kërkuar, me ndikim dhe do të vazhdojë të angazhohet për dialogun dhe ekumeninë. 

Meta

Dëmin më të madh në autoritet dhe integritet – përfundim i disa analistëve shqiptarë e të huaj –  padyshim se Ilir Meta e mori me videon e cila e ekspozon si politikan të korruptueshëm. PSIKOGRAFI PRIMATËSH (IX) Kryepesimisti ndër filozofë, Ciorani i tha gazetares dhe përkthyeses Branka Bogovac (Le Comte, 1992): «Njeriu i pafajshëm s’mund të… Continue reading Meta